Shqiptarët shpenzuan 2.7 milionë euro kamata në vonesat e pagesës së faturave të energjisë elektrike
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) raportoi pranë Entit Rregullator te Energjisë se në gjashtë mujorin këtij viti faturat ndaj të cilave është paguar kamatëvonesë kapin nivelin 1.86 milion dhe vlera monetare e penalitetit llogaritet në 342 milionë lekë apo 2.7 milionë euro.
Kamatëvonesat janë detyrime që i lindin konsumatorit në momentin që nuk ka bërë brenda afatit 30 ditor pagesën për faturën e energjisë. Pra nëse faturën e muajit korrik nuk e paguan brenda muajit gusht.
Përpos këtyre OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste por çdo këst nuk mund të ishte më i vogël se 2,000 lekë [16 euro].
Në total arkëtimet e OSHEE në fund të qershorit shënuan vlerën 35 miliardë lekë [28.75 milionë euro] apo një mesatare 96.1 për qind si 6-mujor ndërkohë që maji dhe qershori kanë shënuar arkëtimet 100 për qind të faturave, ndryshe nga fillimi i vitit kur norma e arkëtimit të faturave ishte në nivelet pak më shumë se 86 për qind apo 88 për qind.
OSHEE raportoi se në 6 muaj janë regjistruar në total 2093 fatura të emërtuara pa lexim (dëm ekonomik) teksa sasia e energjisë ë faturuar si dëm është në nivelin 14.1 mijë MWh.
Humbjet në rrjetin e shpërndarjes, pra të OSHEE arritën në një mesatare 22.3 për qind në 6 mujor ku humbjet joteknike (lidhjet e jashtëligjshme, vjedhja e energjisë) zë 7.7 për qind kurse humbjet teknike që ka në rrjet edhe për shkak të amortizimit të tij 13.28 për qind. Në tensionin e lartë humbjet në 6 mujor kishin një mesatare prej 1.47 për qind.
Në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar-qershor ka hyrë në total një sasi energjie prej 3.9 milionë MWh. Në gjithë sektorin energjetik prodhimi ishte në total 6 milionë MWh nga të cilat rreth 57 për qind erdhi nga KESH ndërsa pjesa tjetër nga hidrocentralet private që ose shesin energji në tregun e lirë sit ë pavarur ose tek OSHEE të konsideruar si prodhues me përparësi me kapacitet të instaluar 15 MW. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje