LAJMI I FUNDIT:

Alban Mehmeti merr dozën e dytë të vaksinës: Vaksinohu e mos u anko pastaj për mbyllje

Alban Mehmeti merr dozën e dytë të vaksinës: Vaksinohu e mos u anko pastaj për mbyllje
Alban Mehmeti (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Mehmeti, tregon se ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.


Derisa ka publikuar një fotografi pas marrjes së vaksinës, ai u bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen në mënyrë që të mos izolohemi sërish.

Alban Mehmeti (Foto: Instagram)

“Edhe e dyta eci. Vaksinohu e mos u anko pastaj për mbyllje”, ka shkruar ai.

Me rritjen e rasteve, një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë kryer vaksinimin.

Mbi 20 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Mbi 20 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë në bazë të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik njoftoi se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 20,467.


Albani këtë verë duhet theksuar se ka qenë tejet prezent në dasma e ahengje muzikore. /Telegrafi/