LAJMI I FUNDIT:

Mbi 20 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Mbi 20 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë në bazë të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 20,467.

MSH njofton se nga fillimi i pandemisë 107,566 qytetarë janë shëruar, ndërsa nga COVID-19 kanë vdekur 2,343 persona.


Një ditë më parë, Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë ka thënë se të vdekurit në Kosovë që kanë qenë të infektuar me coronavirus nuk kane qenë të imunizuar.

“Të vdekurit nuk kane qenë të vaksinuar apo kanë qenë të vaksinuar vetëm me një dozë. Kemi vetëm një rast ku një person ka vdekur edhe pse ka marrë dy doza të vaksinës, por që dozën e fundit e kishte marre një javë para vdekjes por gjendje e saj ishte rënduar nga sëmundjet e zemrës që ka pasur”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Isme Humolli.

Zyrtarja e OBSH-së thotë se fatkeqësia e këtij virusi është se ai e ndryshon strukturën e tij antigjenike.

“Varianti “Delta” është shumë infektues dhe sulmon kryesisht grupmoshat e reja…Ky virus është shumë i paparashikueshëm. Pra një person mund të mos ketë asnjë sëmundje përcjellëse dhe me infektimin nga ky virus mund edhe të pësoj vdekjen”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Humolli thotë se Kosova është në rrugë të mirë me procesin e vaksinimit.

Megjithatë ajo thotë se do të ishte mirë që të shtohen pikat e vaksinimit në mbarë vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori