LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet e raportuara janë në Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Suharekë, Pejë, Vushtrri.

Fushë Kosovë (NN) 23.08.2021–00:36. Viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.


Fushë Kosovë 13.08.2021 –NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe  me përmbajtje kërcënuese viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lipjan 23.08.2021–19:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë (NN) 23.08.2021–21:00. Në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vepre e cekur më lartë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Suharekë 22.08.2021 –19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur. Në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar  pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Pejë, 23.08.2021 –18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimë femër kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Vushtrri 22.08.2021 –21:00. Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  bashkëshorti i saj e kishte përdorur dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori