LAJMI I FUNDIT:

Më 11 shtator fillon edicioni i ri i garave në hendboll

Më 11 shtator fillon edicioni i ri i garave në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur sot (e hënë) mbledhjen e radhës. Janë marrë vendime të rëndësishme sa i takon hendbollit kosovar.

Bordi ka vendosur që edicioni i ri i garave të fillojë më 11 shtator. Janë ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së hendbollistëve që do të zhvillohen më 11 e 12 shtator.


Një javë më vonë garat fillojnë edhe në Superligën e hendbollisteve. Është vendosur nga Bordi që Superliga e hendbollisteve nga edicioni 2022/2023 t’i ketë dhjetë skuadra.

Sa i takon Ligës së Parë, garat fillojnë më 25 shtator. Shorti për edicionin e ardhshëm tërhiqet më 24 gusht nga ora 12:00.

Është vendosur nga Bordi i FHK-së që të mbulohen shpenzimet e personave zyrtarë edhe për edicionin e ardhshëm garues.

FHK-ja liron skuadrat nga kotizimi me kushte që në raste se sigurohet sponsori i ligës kotizimi në mënyrë automatike do të rimbursohet nga këto mjete.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori