LAJMI I FUNDIT:

Në Strugë nuk ka më vende të lira në spital

Në Strugë nuk ka më vende të lira në spital

Ka vetëm edhe dy shtretër të lirë në spitalin modular në Strugë. Kapacitetet po mbushen shpejt, e në 24 orët e fundit katër pacientë të ri me kovid-19 janë shtruar në spital. Momentalisht në spital janë 33 pacientë. 30 janë në mbështetje të oksigjenit, pacienti më i ri është vetëm 29 vjeç.

Para vendosjes në funksion për pacientët pozitiv me KOVID është edhe reparti intern, i cili ka në dispozicion 30 shtretër. Drejtori thotë se ata janë të përgatitur për skenarë të tjerë, por gjithçka do të varet nga zhvillimi i situatës. Numri i vizitave në shtëpi të pacientëve pozitivë gjithashtu është rritur në mënyrë drastike, kështu që është e vështirë që ambulanca të arrijë në terren.


“Vizitat në shtëpi janë problem për ne. Janë shumë. Tani kemi gjithsej 40, prej të cilave vetëm katër janë vizita në shtëpi që nuk janë me kovid. Pjesa tjetër është kovid. Është prekur popullsi më e re, për dallim nga vala e fundit. Në kushte shtëpiake e japim atë terapi dhe atë e përshkruajnë mjekë specialistë nga spitali. Luftojmë edhe ne nuk e dimë si. Nëse vazhdon kështu, do të jetë vërtet shqetësuese”, deklaroi Donço Lozhankoski, drejtor i Shtëpisë shëndetësore Strugë.

Situata në Ohër është disi më e mirë. Në spitalin modular janë shtrirë 34 pacientë, ndërsa ka edhe 17 shtretër të lirë. Drejtori Goran Balev tha për Alsat tha se presin përkeqësim të situatës dhe se tashmë po mendohet për adaptim edhe të repartit intern. Ndryshe, sipas epidemiologëve, nga të sapo diagnostikuarit më i madhi është numri i popullsisë më të re, por edhe i mërgimtarëve. Ka raste kur disa prej tyre kthehen nga Aeroporti i Ohrit, para se të largohen. Vetëm të shtunën, brenda një ore, u regjistruan 12 raste të tilla, që do të thotë çdo pesë minuta është diagnostikuar një i infektuar./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori