LAJMI I FUNDIT:

Situata me COVID-19 – nga sot pezullohen operimet jo urgjente, vizitat në ambulanta specialistike reduktohen në 50%

Situata me COVID-19 – nga sot pezullohen operimet jo urgjente, vizitat në ambulanta specialistike reduktohen në 50%

Javën që lamë pas është shënuar numër i madh i të infektuarve me coornavirus, ndërsa kjo ka bërë që të ketë edhe rritje të rasteve që kërkojnë hospitalizim.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi, një ditë më parë bëri të ditur se ka rritje drastike të numrit të pacientëve me coronavirus që kërkojmë trajtim spitalor.


Sipas tij, çdo ditë po shtrohen në spitale gati 100 pacientë.

E për shkak të kësaj situate, Krasniqi ka thënë se detyrohen që në spitale të trajtojnë vetëm rastet e rënda, derisa kërkon që pacientët të trajtohen edhe në qendra të mjekësisë familjare.

“Edhe në të kaluarën kemi parë që ka funksionuar mirë trajtimi i pacientëve në QMF”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini.

Krasniqi thotë se nga dita e hënë në klinikat e QKUK-së do të reduktohen shumë shërbime në mënyrë që mjekët të fokusohen te pacientët me coronavirus, përcjell Telegrafi.

“…Jemi të detyruar t’i pezullojmë programet elektive (jo emergjente), ndërsa vizitat në ambulanta specialistike do të reduktohen në 50%. Kërkojmë ndjesë edhe ndaj punëtoreve shëndetësorë pasi jemi detyruar të ndërpresim edhe pushimet e tyre vjetore që të kemi personel të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve”, deklaroi ndër të tjera Krasniqi.

Drejtori i SHKUK-së  thotë se për herë të parë në Klinikën e Pediatrisë janë të shtruar 10 fëmijë të prekur me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori