LAJMI I FUNDIT:

SHBA urdhëron aeroplanët civilë të bashkohen me evakuimin

SHBA urdhëron aeroplanët civilë të bashkohen me evakuimin

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden tha se aeroplanët komercial do të përdoreshin për të ndihmuar tragetet e njerëzve të evakuuar nga Afganistani.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se 18 aeroplanët, përfshirë United, American Airlines dhe Delta, nuk do të fluturonin në Kabul, por do të përdoreshin për të transportuar njerëz që tashmë janë fluturuar jashtë Afganistanit.

Kjo është hera e tretë që një veprim i tillë është bërë nën “Flotën Ajrore të Rezervave Civile”, raporton aljazeera.


Theksojmë se deri më tani të gjithë të evakuuarit janë larguar me aeroplanët ushtarakë amerikan.

Ndryshe, Talebanët tash e disa javë kanë marr kontrollin e shtetit afgan pas prezencës njëzetvjeçare të forcave ndërkombëtare. /Telegrafi/