LAJMI I FUNDIT:

Urimi i Anwar Hadid në ditëlindjen e 26-të të Dua Lipës: Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia

Urimi i Anwar Hadid në ditëlindjen e 26-të të Dua Lipës: Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia
Foto: Getty Images

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, kremton sot (e diel) ditëlindjen e 26-të.

Urimet kanë qenë të shumta nga miqtë e familjarët, ndërsa një special nuk ka munguar as nga partneri i saj, modeli Anwar Hadid.


Ky i fundit ka ndarë një postim të këngëtares në InstaStory, përmes të cilit shpreh dashurinë e madhe që ka ndaj saj.

Anwar Hadid (Foto: Instagram)

“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia, të dua përgjithmonë”, kanë qenë fjalët e 22 vjeçarit.

Feston ditëlindjen e 26-të, e ëma me dedikim të përzemërt për Dua Lipën
Lexo po ashtu Feston ditëlindjen e 26-të, e ëma me dedikim të përzemërt për Dua Lipën

Anëar përndryshe është katër vite më i ri se artistja shqiptare.

Anwar dhe Dua Lipa (Foto: Instagram)

Çifti janë së bashku që nga vera e vitit 2019, madje atë vit në gusht modeli amerikan ka qenë i pranishëm në Prishtinë në “Sunny Hill” – festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Që nga atëherë dyshja janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri. /Telegrafi/

Anwar dhe Dua Lipa (Foto: Splash News)