Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për SkyNews ka thënë se shteti po shton kapacitetet për t’i pranuar refugjatët afganë, ndërsa nuk ka treguar numrin se sa pritet të vijnë dhe datën se kur do të arrijnë.
Osmani për televizionin britanik ka thënë se vendi thuajse është gati për t’i pranuar refugjatët e parë, ndërsa u shpreh se askush më shumë se qytetarët e Kosovës nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh refugjatë.
“…Çfarë po bëjmë tani është se po rrisim kapacitetet ashtu që të mund të pranojmë më shumë…Është çështje ditësh, por jemi gati t’i pranojmë grupin e parë, kështu që do të varet nga ajo se si aranzhohet transporti i tyre nga SHBA-ja”, ka thënë Osmani, duke shtuar se janë në kontakt në baza ditore me qeverinë amerikane lidhur me këtë çështje.
“Është çështje ditësh se kur do të kuptojmë se kur do të vijnë grupi i parë, po ajo çfarë është e rëndësishme është se ne jemi gati, me dyer dhe zemër të hapur”, tha Osmani.
Ajo më tej ka treguar se ndonëse vitin e kaluar ka pasur shumë shtetas të Kosovës që kanë punuar në Afganistan, shumica nga ta janë larguar vitin e kaluar apo para disa muajsh.
Osmani ka treguar se janë pesë shtetas të Kosovës në Afganistan që kishin kërkuar ndihmë nga institucionet për evakuim.
Presidentja e vendit në intervistën për SkyNews ka folur edhe rreth asaj se a do të ofrojë Kosova leje qëndrim për këta refugjatë.
Ajo tha se nuk ka pasur kërkesë të tillë. “…Bisedimet që kemi pasur me SHBA-në janë lidhur me njerëzit që punonin me ushtrinë amerikane të cilët kishin shprehur interesimin që të shkojnë në SHBA, mirëpo për shkak se aplikimet e tyre po marrin kohë, ne do t’i mirëpresim ata për sa kohë që ka nevojë”.
“Ne e kemi derën e hapur dhe nuk ka ndonjë shtet në botë që e kupton dhimbjen e refugjatëve më shumë se sa ne”, u shpreh ndër të tjera, presidentja Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali