LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhe Kanye West shihen për herë të parë bashkë gjashtë muaj pasi paraqitën kërkesën për divorc

Kim Kardashian dhe Kanye West shihen për herë të parë bashkë gjashtë muaj pasi paraqitën kërkesën për divorc

Kim Kardashian, 40 vjeçe dhe Kanye West, 44, u panë duke u mbledhur për një drekë të qetë në Malibu të enjten në mes të divorcit të tyre të afërt.

Ish-çifti u pa duke parkuar makinën e tyre para hotelit të mrekullueshëm “Nobu Ryokan”, i cili është ngjitur me një nga restorantet e preferuar të familjes Kardashian/Jenner, “Nobu”, shkruan DailyMail.


Kim paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt duke përmendur dallimet e papajtueshme në dokumentet e gjykatës pas një viti traumatik ku reperi në dukje luftoi me çështje të shëndetit mendor.

Gjërat duket se ishin miqësore mes çiftit ndërsa ata u përpoqën të futeshin në restorantin e nivelit të lartë japonez, të rrethuar nga rojet e sigurisë.

Ndryshe nga pamjet e saj të zakonshme tërheqëse për vëmendjen, Kim dukej më e thjeshtë e veshur  me një nga fustanet e saj të zeza.

Megjithë divorcin e tyre të afërt dhe ndarjen e pasurisë së tyre shumë miliardë dollarëshe, gjërat dukeshin të përzemërta midis Kimit dhe Kanyet, të cilët mbërritën me të njëjtin automjet në restorant.

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj prej gati shtatë vitesh dhe ajo është përpjekur të mbetet mbështetëse e Westit, të paktën publikisht.

Kim përndryshe e ka shprehur mbështetjen e saj të madhe për Kanyen kohëve të fundit, duke brohoritur për të në tribunat e koncertit, përmes së cilit ai promovoi albumin e tij të ri “Donda”.

“Donda” është emri i nënës së ndjerë të Kanyet, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare nga sëmundjet e zemrës dhe komplikimet postoperative pasi kishte kryer procedura të shumta kozmetike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori