LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi pa kushtëzime për hyrjen e qytetarëve të Kosovës

Mali i Zi pa kushtëzime për hyrjen e qytetarëve të Kosovës
The scenic resort on the adriatic coast with the cozy sand beach, modern hotels and white Sailor Mosque in the middle of the promenade, Montenegro.

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se nuk kanë vënë kushtëzime për hyrjen e qytetarëve të vendeve të rajonit në këtë shtet, në kuadër të masave të reja kundër COVID-19.

Kësisoj qytetarëve që vijnë nga Kosova, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, dhe Maqedonia Veriore, nuk do t’u kërkohet asnjë dokument në lidhje me COVID-19 për të hyrë në Mal të Zi.

“Pa kushte, në Malin e  Zi ende mund të hyhet nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore. Kjo ka të bëjë me qytetarët e Malit të Zi dhe qytetarëve të këtyre vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, transmeton Telegrafi.


Më tej në njoftim thuhet se “të gjithë ata që hyjnë në Mal të Zi janë të detyruar të respektojnë masat shëndetësore në përputhje me paralajmërimin shëndetësor të Institutit të Shëndetit Publik, i cili është i disponueshëm në të gjitha pikat kufitare dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

Ndërsa Mali i Zi ka njoftuar se kufizimet në qarkullim vlejnë për të gjitha vendet tjera, përpos rajonit.

Masat e reja në Mal të Zi do të hyjnë në fuqi nga 24 gushti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori