Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pret që Kosova të tregojë rezultate të mira në luftën me pandeminë deri në tetor të këtij viti, koha kur ai synon të dalë në krye të Komunës së Prishtinës. Vitia, i cili është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e kryeqytetit, ka thënë se 17 tetori nuk do ta gjejë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, por që deri atëherë do të bëjë maksimumin për menaxhimin e pandemisë.
Edhe pse synon t’i futet garës për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka thënë se aktualisht fokusin e ka në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Unë jam në Ministrinë e Shëndetësisë dhe i gjithë fokusi im është në Mistrinë e Shëndetësisë dhe i g gjithë fokusi im do të jetë në Ministrinë e Shëndetësisë derisa të jenë rezultatet e mira në raport me pandeminë. Ta keni parasysh që 17 tetori natyrisht që nuk do të më gjejë si ministër të Shëndetësisë, por deri në atë kohë do ta bëjë maksimumin ashtu siç jam duke bërë tani”, ka thënë Vitia.
Lidhur me procesin e vaksinimit, ministri i Shëndetësisë ka thënë se pritet që të shtohen ekipet edhe nëpër komunat e tjera të Kosovës.
“Procesi i vaksinimit po shkon mirë, komunat kanë shprehur gatishmërinë për të shtuar numrin e ekipeve të vaksinimit, por natyrisht për shkak edhe të logjistikës, për shkak edhe të sistemit të regjistrimit e-kosova, kjo po shkon në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe natyrisht që kjo merr kohë, mirëpo me ritmin qysh jemi duke u vaksinuar tani dhe me interesimin e qytetarëve, ky procesi vaksinimit mund të them që është më i shpejti për momentin, jo vetëm në rajon por edhe vende të tjera”, ka thënë ai, transmeton KP.
Ndërsa për tollovitë e krijuara para qendrave të vaksinimit, Vitia ka thënë se situate do të menaxhohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës e cila do të sigurohet që të mbahet rendi.
“Kemi folur dhe jemi në kontakt vazhdimisht me Ministrinë e punëve të Brendshme, aty do të jenë edhe forca policore në mënyrë që ta mbahet rendi, në të njëjtën kohë apeloj të qytetarët që bëjnë termin sepse kjo është mënyrë më e mirë për të shmangur tollovitë dhe mënyra më e mirë për t’u administruar dhe regjistruar në sistem ata që e marrin vaksinën”, ka thënë Vitia.
Edhe njëherë ai theksoi se nga nesërm qytetarët do të mund të vaksinohen edhe ditën e shtunë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: Nxënësit të kryejnë “punë të dobishme për shoqërinë”, të largohen nga pajisjet teknologjike
MPB: Shoferi i taksisë godet 22 vjeçaren, pasi kjo e fundit refuzoi të paguajë transportin
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos