LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e klasifikon Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë, të pavaksinuarit do të shkojnë në karantinë 10-ditore

Gjermania e klasifikon Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë, të pavaksinuarit do të shkojnë në karantinë 10-ditore

Gjermania e ka riklasifikuar Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus, me çka nga 22 gushti do të ketë rregulla të reja për hyrje në Gjermani.

Personat mbi moshën 12 vjeç të cilët janë të imunizuar plotësisht me vaksinë të miratuar nga Gjermania janë të lirë të hyjnë në vend, pavarësisht nga qëllimi i udhëtimit. Pjesa tjetër do të jetë në gjendje të hyjë në Gjermani vetëm nëse kanë arsyen e nevojshme, por së pari do të duhet të shkojnë në karantinë dhjetë ditore. Test PCR mund të kryhet jo më herët se pesë ditë pas hyrjes dhe rezultati mund të dërgohet përmes faqes së regjistrimit për hyrje në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë udhëtarët janë të detyruar menjëherë pasi të hyjnë në vend të shkojnë drejtpërdrejt në akomodimin e planifikuar dhe të qëndrojnë atje në karantinë gjatë gjithë kohës. Nuk lejohet pritja e vizitorëve. Në parim, kjo karantinë zgjat dhjetë ditë. Nëse ndërkohë dorëzoni dëshmi të vaksinimit ose shërimit përmes vendit të hyrjes, karantina përfundon para kohe”, thonë nga Ambasada gjermane në Shkup.


Gjermania deri më tani ka miratuar vaksinat Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneka dhe Johnson&Johnson./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
Kalo në kategori