OBRM-PDUKM ka zyrtarizuar edhe 19 kandidaturat për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ndër to, atë të Toni Mihajllovskit për Kumanovën, Aleksandar Stojllkovskin për Komunën e Gjorçe Petrovit, Darko Kostovskin për Butelin, ndërsa për komunën e Ohrit, kandidat do të jetë deputeti aktual Kirill Pecakov.
Nënkryetari i partisë, Vllado Misajllovsi, deklaroi se kandidatura e OBRM-PDUKM-së janë kryesisht figura të reja dhe të pa komprometuara.
“Këta janë kandidatët të cilët do ta krijojnë gjeneratën e re të njerëzve të cilët do të veprojnë në skenën politike dhe do të krijojnë zhvillim të shoqërisë në vendin tonë. Qëllimi ynë është të shkojmë në fitore, ti zgjidhim problemet dhe të punojmë për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë. Zgjidhja është mes kuadrove të komprometuara të pushtetit dhe njerëzve të rinj, të cilët bartin freski dhe kompetenca për hapa të mëdha para për të gjithë njerëzit në Maqedoni”, deklaroi Vllado Misajllovsi.
Nga opozita maqedonase, javën e kaluara zyrtarizuan edhe 26 kandidatura të tjera, ndërsa për kandidaturën për qytetin e Shkupit, thonë se bëjnë procedurat përfundimtare për të zgjedhur kandidatin e duhur. Por sipas LSDM-së edhe kandidaturat e sotme të opozitës nuk shfaqin risi, pasi shumica e tyre janë ish-funksionar.
Përveç LSDM-së e cila tashmë ka bërë zyrtare shumicën e kandidaturave edhe BDI i kanë shpalosur të gjitha. Ndërsa nga opozita shqiptare i kanë zyrtarizuar vetëm 4 kandidaturat e kryetarëve aktual në komunat që udhëheq Aleanca për Shqiptarët, si dhe kandidaturën e doktor Bekim Pocestës për Dibrën. Nga ASH thonë se së shpejti do të bëhet zyrtare edhe kandidatura e Nazim Taipit i cili vjen nga diaspora si kandidat për komunë e Tearcës.
Ndërsa nga Lëvizja Besa kanë publikuar vetëm katër kandidatura dhe atë, për Tetovën kryetari i partisë Bilall Kasami, për Gostivarit deputeti Fadil Zendeli, për Tearcën nënkryetari Abdush Demiri dhe për Zhelinën kryetari aktual Blerim Sejdiu. Nga Besa thonë se kandidaturat do t’i zyrtarizojnë në Kongresin e partisë që duhet të mbet në fillim të shtatorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Azizi: Interpelanca ndaj Ilire Dautit ishte e koordinuar nga BDI dhe “E Majta”
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles