LAJMI I FUNDIT:

Real Betis njofton nënshkrimin e German Pezzellas me një video të frymëzuar nga GTA

Real Betis njofton nënshkrimin e German Pezzellas me një video të frymëzuar nga GTA

Real Betis përfundoi këtë javë nënshkrimin e qendërmbrojtësit argjentinas, German Pezzella dhe e prezantoi atë në mënyrën më të pabesueshme.

Pezzella, i cili u ribashkua për 4 milionë euro me klubin ku ishte për dy vjet gjatë viteve 2015-2017.


Transferimi i tij nga Betisi u bë me plot stil dhe video e prezantimit tashmë është bërë virale në mediat sociale.

Argjentinasi u prezantua në stilin e video-lojës së famshme GTA.

Gjatë klipit dy minutësh, shihet Aitor Ruibal të vozisë drejt Benito Villamarin për të takuar Guido Rodriguez, i cili i jep reprezentuesit argjentinas fanellën e tij të re të Betisit dhe në video thuhet se “misioni ka kaluar”.

Besiktas ‘djeg’ lojën për prezantimin e lojtarëve – Batshuayi zbarkon në 'Vodafone Park' si Batman
Lexo po ashtu Besiktas ‘djeg’ lojën për prezantimin e lojtarëve – Batshuayi zbarkon në 'Vodafone Park' si Batman

Ndryshe, viteve të fundit, klubet e futbollit po bëhen gjithnjë e më aventurierë kur prezantojnë lojtarët e tyre të rinj.

Manchester Unitedi prezantoi famshëm Alexis Sanchezin duke luajtur piano në vitin 2018, ndërsa rasti i fundit është ai i Michy Batshuayit si një lojtar i Beskitas në një video epike në rolin e ‘Batman’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori