LAJMI I FUNDIT:

Apeli i lë në paraburgim të arrestuarit në rastin “Subvencionet”

Apeli i lë në paraburgim të arrestuarit në rastin “Subvencionet”

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat e mbrojtësve të të pandehurve në rastin e ashtuquajtur “Subvencionet”.

Në njoftimin e Gjykatës së Apelit thuhet se “kolegji penal nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat e mbrojtësve të të pandehurve S.SH., S.S., L.S., H.M., B.N., D.A., A.B., SH.K., P.K., etj. të paraqitura ndaj aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë me aktvendimet përkatëse ndaj të pandehurve të lartcekur kishte vazhduar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj katër të pandehurve tjerë kishte vazhduar masën e arrestit shtëpiak, për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit, nga neni 421, paragrafi 1 të KPRK; mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK; dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK; keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK, mashtrimi në detyrë nga neni 419 të KPRK; Legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 395 të KPRK, etj”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Më tej thuhet se Kolegji penal i Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit të Kosovës ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake i gjykatës së shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ndaj të pandehurve ka vazhduar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj katër të pandehurve ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, pasi që janë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë, duke e pasur parasysh natyrën e veprave penale dhe rrethanat tjera të rastit konkret, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori