Pas zhvillimeve të fundit në Afganistan, qeveria gjermane ndodhet nën presion. Nga të gjitha anët vijnë kritika, nuk përjashtohet një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar zhvillimet që zunë në befasi Gjermaninë.
Paralelisht me aksionin e evakuimit të personelit lokal afgan dhe ndihmësve të tjerë në Kabul, në Berlin ka filluar ballafaqimi politik në lidhje me zhvillimet e fundit që sollën në pushtet talibanët radikalë-islamistë në Afganistan.
Të mërkurën u zhvilluan takime të komisionit të brendshëm parlamentar dhe instancës së kontrollit parlamentar të shërbimeve sekrete, PKGr. Akuza e ngritur, është se qeveria gjermane e nënvlerësoi marshimin e shpejtë të talebanëve.
Në komisionin PKGr, drejtuesi për sektorin e jashtëm të Shërbimit Informativ Gjerman, BND, Bruno Kahl iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në takimin me dyer të mbyllura. Autoritetet përkatëse informuan, se sipas dijenive të shërbimeve informative zhvillimet e fundit në Afganistan nuk ishin të parashikueshme, u shpreh kreu i komisionit, Roderich Kiesewetter, raportoi dw.
Më kritik ishte zëvendëskryetari i partisë liberale, dhe anëtar i komisionit parlamentar për kontrollin e shërbimeve sekrete, Stephan Thomae. BND-ja “në lidhje me Afganistanin ka bërë një vlerësim tërësisht të gabuar”. Kurse politikani i Majtë, Andre Hahn u shpreh, se qeveria gjermane në javët e fundit “nuk ka pasur plan” për shpëtimin e personelit lokal afgan.
Komision hetimor parlamentar
Ndërkohë janë shtuar zërat që dështimi në Afganistan të shqyrtohet përmes një komisioni parlamentar hetimor. Zëvendësi i liberalëve, Wolfgang Kubicki pret që pas zgjedhjeve parlamentare në shtator të krijohet një komision i tillë. Të Gjelbrit duan të presin deklaratën qeveritare të kancelares Merkel të mërkurën e ardhshme më 25 gusht.
Merkel vetë e quajti aksionin e evakuimit “tejet të komplikuar” dhe një aksion ndërkombëtar të koordinuar, ku Gjermania luan rol të rëndësishëm.
Kritika janë drejtuar edhe ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Akuza që ngrihet kundër ministrit, Horst Seehofer është se ministria e tij ka vonuar pranimin e forcave lokale. Por një zëdhënëse e ministrisë tha se, procedurat e pranimit të forcave lokale afgane janë bërë në ujdi brenda qeverisë gjermane.
Ndërkohë qeveria gjermane do të ofrojë 100 milionë euro ndihmë të shpejtë për të larguarit në Afganistani. Siç njoftoi Ministria e Jashtme, me këto fonde do të mbështeten organizatat ndërkombëtare humanitare, që kujdesen për refugjatët në vendet fqinje të Afganistanit. Dhjetëra mijëra vetë kanë marrë arratinë në vendet fqinje pas ardhjes në pushtet të talebanëve, shumica shkojnë në Pakistan./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj