LAJMI I FUNDIT:

Irritimi i hundës: Nuk teshtihet vetëm për shkak të alergjive

Irritimi i hundës: Nuk teshtihet vetëm për shkak të alergjive

Kur receptorët e teshtitjes irritohen nga mikroorganizmat ose alergjenët, teshtitja mund të shkaktohet edhe nga substanca të tjera që janë të bollshme në ajër ose janë thjesht të shumë të ndjeshme ndaj tyre edhe në përqendrim minimal

Këto janë më shpesh pluhuri, myku, përbërësit e parfumit, deodorantët ose freskuesit e ajrit.

Pra, nëse jeni nga ata që teshtinë shpesh, dijeni se shkaktari nuk është gjithmonë alergjia, transmeton Telegrafi.


Në njerëzit që janë të ekspozuar profesionalisht ndaj irrituesve si azbesti, mielli, çimentoja, qymyri, pesticidet, herbicide dhe kimikate të tjera, teshtitja është e shpeshtë:

– Pra, nuk është pasojë e alergjive, por acarim i hundës me grimca që organizmi përpiqet t’i largojë me teshtima.

Refleksi i teshtitjes mund të shkaktohet gjithashtu nga ushqime pikante, piperi, por edhe nga drita e fortë vezulluese.

Preventiva përfshin mbajtjen e maskave mbi hundë, shpëlarjen e hundës me tretësirë fiziologjike, ndërsa nga ilaçet në masë të caktuar mund të ndihmojnë sprejet kortikosteroide të aplikuar lokalisht dhe antihistamikët.

Shmangia e irrituesve që çojnë në teshtimë është zgjidhja më e mirë, por ndonjëherë nuk është e mundur.

Çka është sternutacioni?

Duke folur nga pikëpamja mjekësore, sternutacioni, përkatësisht teshtitja, paraqet një refleks që eliminon grimcat, alergjenët dhe sekrecionet nga zgavrat e hundës.

Stimujt e teshtitjes transmetohen nga nervi i pestë kranial në palcën kurrizore të zgjatur, ku ndodhet qendra e refleksit të teshtitjes.

Fjala është për një refleks gjysmë autonom, që do të thotë se ka një shkallë të caktuar kontrolli mbi të, por teshtitjet nuk duhet të ndalen.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori