LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i dasmave, Sogojeva: Pritet të ketë rreth 400 milionë euro më pak qarkullim

Anulimi i dasmave, Sogojeva: Pritet të ketë rreth 400 milionë euro më pak qarkullim

Me vendimin e ri të Qeverisë për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve në tregun e Kosovës për vetëm dy javë pritet të qarkullojnë rreth 400 milionë euro më pak.

Drejtuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit vlerësojnë se në rast se nuk do të kishte një vendim të tillë qarkullimi do të shkonte në mbi 1 miliard euro.


Kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva thotë se ky vendim ka lënë pa realizuar rreth 40 për qind të dasmave të planifikuara, teksa shton se dëmi, i cili arrin vlerën prej rreth 400 milionë euro, është jashtëzakonisht i madh.

“Nëse e marrim në tërësi, prej një mesatareje prej afër 400 sallash të dasmave, nëse këto kishin për të funksionuar, qarkullimi kishte me qenë mbi 1 miliard euro. Dhe, nëse themi se 60-70 për qind është kryer, pjesa tjetër është anuluar. Kështu që, na del një shifër bukur e madhe e mjeteve që kanë me u humbë. Por, tu e pa gjendjen qysh e kemi, në parim e përkrahim, me kusht që ana tjetër e ndihmave për të ekzistuar”, thotë Sogojeva.

Përkundër humbjeve të mëdha, ai shprehet se kanë pranuar vendimin e Qeverisë, ani pse paraprakisht ishin marrë vesh që të mos ketë ndalime të tilla.

Këto janë masat e reja anti-COVID - mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat dhe ahengjet tjera
Lexo po ashtu Këto janë masat e reja anti-COVID - mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat dhe ahengjet tjera

“Ne një ditë përpara kemi pasur takim me ministrin dhe u dakorduam që bile së paku 150 veta të jenë prezent, me kusht që të kërkohet testi negativ i vaksinimit dhe ashtu ka mbetur. Mirëpo, infektimet e fundit që na dolën mbi 2 mijë, atëherë ndërruan gjërat. Edhe pse ne jemi të dëmtuar, ne në parim pajtohemi sepse mbi të gjitha është shëndeti. Por, dëmet kanë me qenë evidente”, shton ai për KosovaPress.

Megjithëkëtë, Sogojeva shprehet kundër mbylljes totale, duke thënë se nuk do ta pranojnë në asnjë mënyrë.

“Por, qysh tani po ua bëjmë me dije, mbyllje totale nuk lejojnë. Le të gjejnë mekanizma kush do, si të do. Në këtë rast, e vetmja gjë që mundet të na shpëtojë është vaksinimi. Apeloj të gjithë qytetarët e Kosovës që vaksinimi të kryhet. Mekanizmat e qeverisë dhe mekanizmat tjerë le të gjinden, le të hyjnë në lëvizje për ta vaksinuar popullin, ndërsa mbyllje totale po e them edhe njëherë, nuk lejojmë”, thotë Sogojeva.

Sa i përket ndihmave që presin të pranojnë nga pako e rimëkëmbjes, ai thotë se nuk kanë diskutuar ende, por që sipas tij, ky është kushti për respektimin e masave të reja.

“Nuk është diskutuar ende për këtë. Kemi pasur 220 milionë euro, pastaj 200 milionë janë shtuar për rimëkëmbjen. Ne, jo vetëm për këto, por do të kërkojmë strikt që edhe kjo pjesa tjetër, sidomos këto 10 ditë, të paguhen ekstra prej ligjit të rimëkëmbjes”, shton ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës mori vendim që prej 21 gushtit deri më 1 shtator të anulohen të gjitha dasmat dhe ahengje, për shkak të numrit të madh të të infektuarve me COVID. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori