LAJMI I FUNDIT:

U dashurua në mjeken që e vaksinoi kundër COVID-19, i riu filloi kërkimin e saj në TikTok – e kuptoi se ka shumë pak gjasa me të

U dashurua në mjeken që e vaksinoi kundër COVID-19, i riu filloi kërkimin e saj në TikTok – e kuptoi se ka shumë pak gjasa me të

Një djalë i ri disa ditë më parë kishte shkuar për ta marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, por duket se mjekja e bukur ia kishte rrëmbyer zemrën.

Me t’u kthyer në shtëpi e kuptoi se nuk po mund të largoj mendjen nga ajo, e pasi që tërë procesin e vaksinimit e kishte filmuar, vendosi që përmes TikTokut ta kërkoj me qëllim që të mund sërish të vë kontakt me të, transmeton Telegrafi.


Videoja e tij deri më tani ka marrë mbi 7.5 milionë shikime, dhe ka arritur deri te vajza e shumëpërfolur. Ajo i është përgjigjur duke i uruar fat dhe dashuri në të ardhmen.

@floba_xdAyúdenme a encontrarla 😭 se llama Daniela #fy #covi #vacunacovid19 #illneverforgetyou♬ Never Forget You – Noisettes

“Shpresoj ta gjesh dashurinë e jetës kur të vish për dozën e dytë. Unë tashmë timen e kam gjetur”, i është përgjigjur Daniela e cila në video me krenari prezanton partnerin.

Është interesant se një përgjigje e tillë ka pikëlluar shumë përdorues të TikTokut, e një prej tyre e ka pyetur Danielën se sa pëlqime i nevojiten që t’i jep fund lidhjes aktuale dhe t’i jep një shans të riut.

@danidenoriega#dúo con @floba_xd Espero encuentres al amor de tu vida en tu segunda dosis jajaja yo ya tengo al mío 🥺💓#vacunacovid19 #vacunate #medstudent♬ Never Forget You – Noisettes

“Puna juaj ka qenë ta vaksinoni, e jo t’ia thyeni zemrën. Më mirë të mos ishte përgjigjur thirrjeve të tij”, ka shkruar një përdorues i kësaj platforme. /Telegrafi/