LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, 30 minuta pritje në “Tabanoc”

Komunikacioni në Maqedoni, 30 minuta pritje në “Tabanoc”

Rreth 30 minuta pritet në kalimin kufitar “Tabanoc” për dalje nga shteti, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë nëpër korsi të thata.


Nesër në periudhën prej 11:30 deri 14:30 është paralajmëruar regjim i posaçëm në rrugën Kërçovë – Ohër, në pjesën Preseka – fshati Vrbjani.

LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimeve rrugore./Telegrafi/