LAJMI I FUNDIT:

Zbatimi i masave kundër COVID-19, ANP ‘Adem Jashari’ del me sqarim shtesë për udhëtarët

Zbatimi i masave kundër COVID-19, ANP ‘Adem Jashari’ del me sqarim shtesë për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dal me sqarim shtesë për të gjithë ata pasagjerë që udhëtojnë me aeroplanë.

Sipas tyre, në kuadër të zbatimit të masave shtesë kundër pandemisë COVID-19, udhëtarët duhet të paraqiten tre orë para kohës së rregullt të fluturimit.

“Për shkak të procedurave shtesë që rrjedhin si pasojë e pandemisë COVID-19 ju rikujtojmë se të gjithë udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit. Kjo paraqitje në kohë më të hershme vjen si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit shtesë përveç dokumentacionit bazë për udhëtim: Testet për COVID-19; Dokumentacionin e vaksinimit; Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet përkatëse të cilat mund të azhurnohen çdo ditë për shkak të pandemisë; Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet tranzit për shkak të pandemisë;-Dëshminë e kalimit të COVID-19 për disa shtete varësisht udhëtimit; Të dhënat e moshës së fëmijëve në përputhje me lejimin e udhëtimit me/pa test; si dhe dokumente tjera shtesë varësisht kërkesave të shteteve të destinacionit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Mërgimtarët në Kosovë, për dy javët e para të gushtit erdhën 738 aeroplanë me mbi 90 mijë udhëtarë
Lexo po ashtu Mërgimtarët në Kosovë, për dy javët e para të gushtit erdhën 738 aeroplanë me mbi 90 mijë udhëtarë

Po ashtu, ANP kërkon nga pasagjerët që të rishikojnë rregullat e hyrjes në shtetet ku udhëtojnë para paraqitjes në sportele (Check-In).

Në fund, Aeroporti thotë se janë duke operuar me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve. /Telegrafi/