LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Të gjithë shtetasit e RMV-së që ishin paraqitur për evakuim, tashmë e kanë lëshuar Kabulin

MPJ: Të gjithë shtetasit e RMV-së që ishin paraqitur për evakuim, tashmë e kanë lëshuar Kabulin

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se të gjithë qytetarët të cilët ishin paraqitur për evakuim tashmë e kanë lëshuar Kabulin dhe për momentin ndodhen në disa lokacione.

Pjesa më e madhe, më shumë se 30 qytetarë tanë gjenden në Suinlandë – Britani të Madhe; mbi 20 qytetarë ndodhen në Doha – Katar, prej ku në ditët e ardhshme do të transportohen drejt qendrave evropiane, e pastaj drejt Shkupit.

“Qytetarët tanë të fundit të cilët ishin parashikuar të evakuoheshin e që gjenden në bazën e NATO-s në Kabul, dje gjithashtu kanë lëshuar Afganistanin dhe ndodhen në Osllo – Norvegji. Në bazën e NATO-s në Kabul kanë mbetur vetëm ata të cilët ende po i kryejnë obligimet e tyre, evakuimi i të cilëve do të realizohet në pajtim me orarin për tërheqje nga vetë baza”.


“Me këtë, të gjithë qytetarët të cilët ishin në plan për evakuim janë evakuuar dhe për momentin nuk kemi informacion për ndonjë shtetas tonë i cili ndodhet në rrezik ose ka nevojë për asistencë për t’u evakuuar”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori