Rritet numri i infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Maqedoni
Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme solli masa më të reja, protokolle dhe rekomandime për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga Covid-19, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Në vend këto ditë gjatë gjithë kohës rritet numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga Covid-19. Vetëm dje janë regjistruar 999 raste të reja, kanë vdekur 14, ndërsa janë shëruar 184 pacientë.
Nga 1 shtatori shtetasit vendor dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar dorëzojnë certifikatë/vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht dy doza të pranuara të vaksinës kundër KOVID-19, ose certifikatë/vërtetim për KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ të testit RT PCR SARS-CoV-2, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për qytetarët tanë të cilët do të kthehen në vend pas 1 shtatorit, ndërsa nuk kanë PCR-test, ose vërtetime për vaksinë ose për COVID-19, do të caktohet masë e karantinës prej shtatë ditëve izolim shtëpiak me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me miratim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, është sjellur vendim që viti shkollor 2021/2022 të fillojë me prani fizike, me kapacitet të plotë, sipas protokolleve të vërtetuara dhe të sjellura.
Në mbledhje është theksuar se gjatë gjithë kohës ndiqen gjendjet dhe se si alternativë ekzistojnë dy skenarë plotësues: kalimi në mësim plotësisht onlajn ose të kombinuar, nëse vjen te ndryshimi i gjendjes me pandeminë.
Në këtë mbledhje të saj, Qeveria e miratoi edhe Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave.
Sipas statistikës së fundit, nga 7.245 testet e bëra, janë regjistruar 999 raste të reja me Covid-19, 14 të vdekur dhe 184 pacientë të shëruar.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.073.017 testime për Kovid-19. Ministria e Shëndetësisë sërish potencon se vaksinimi është mënyra e vetme për të arritur imunitet kolektiv, masat të cilat praktikohen nuk janë ndonjë diskriminim, por janë të domosdoshme për t’u mbrojtur shëndeti publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht