LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë mijëra të burgosur, përfshirë luftëtarët e Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës, të liruar nga burgu i Kabulit nga talebanët

Pamje që tregojnë mijëra të burgosur, përfshirë luftëtarët e Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës, të liruar nga burgu i Kabulit nga talebanët

Mijëra të burgosur, përfshirë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik dhe al-Kaedës, u liruan nga një burg në periferi të Kabulit, ndërsa talebanët bënë thirrje për një “tranzicion paqësor” të pushtetit.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, erdhi pasi trupat qeveritare afgane ia dorëzuan bazën ajrore Bagram talebanëve herët të dielën.

Baza ka burgun Pul-e-Charki, i cili ka rreth 5,000 të burgosur. Ai është më i madhi në Afganistan dhe i njohur për kushtet e tij të këqija.


Blloku i qelive të sigurisë maksimale mbante anëtarë të al-Kaedës dhe talebanëve, thanë raportet, shkruan Business Insider.

Dhe pamjet e publikuara nga një agjenci e pavarur afgane e lajmeve, e cila mbështet talebanët, duket se tregojnë militantët që i lënë të burgosurit të largohen.

Banorët vendas thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna me armë nga objekti, raportoi BBC.

Ndryshe, talebanët mbërritën në periferi të Kabulit të dielën, disa ditë pasi pushtuan qytete të tjera të mëdha në vend.

Ministri në detyrë i brendshëm afgan, Abdul Sattar Mirzakwal tha se vendi tani do të ketë një “transferim paqësor të pushtetit” në një qeveri kalimtare të udhëhequr nga talebanët, raportoi Associated Press.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani dhe zëvendëspresidenti Amrullah Saleh tashmë janë larguar nga vendi, sipas Reuters.

Në fund të korrikut, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se kërcënimi nga grupet terroriste si Shteti Islamik dhe Al-Kaeda po zgjerohej në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori