LAJMI I FUNDIT:

Nga marrja nën kontroll e Kabulit nga talibanët, largimi i presidentit e deri te evakuimi i punonjësve të ambasadave – gjithçka që ndodhi në Afganistan

Nga marrja nën kontroll e Kabulit nga talibanët, largimi i presidentit e deri te evakuimi i punonjësve të ambasadave – gjithçka që ndodhi në Afganistan

Afganistani është bërë sot kryelajm i mediave botërore, kjo për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin – Kabulin, duke e rrethuar nga të gjitha anët.

E kjo bëri që shumë diplomatë dhe punonjës të ambasadave të huaja të fillojnë procesin e evakuimit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.

Në momentin që ata kanë shpallur fitoren në këtë qytet, presidenti i këtij vendi Ashraf Ghani është larguar nga vendi së bashku me kabinetin e tij – duke ia mësyrë Taxhikistanit.


Megjithatë kjo vetëm sa i dha më shumë vullnet talibanëve që u futën në pallatin presidencial, brenda të cilit pozuan nga zyra e Ghanit, ku më pas vendosën flamurin e bardhë në zyrën e mbledhjeve – duke pretenduar nga aty të shpallin “Emiratet Islamike të Afganistanit”.

Në anën tjetër, pamjet e evakuimit tregonin se si helikopterët ushtarakë amerikanë, dhe shumë mjete të blinduara transportonin punonjësit e ambasadave të huaja dhe atë amerikane në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

Madje me të evakuuar ambasadorin amerikan në këtë vend – së bashku me të është larguar edhe flamuri amerikan. E mbi ambasadën amerikane është parë duke dalë tym i zi.

Por, pa kaluar shumë orë nga largimi i tij, presidenti afgan është lajmëruar nga ekzili duke treguar arsyet e largimit – me arsyetimin se me këtë veprim ka ndalur gjakderdhjen mes popullit të tij.

Pas amerikanëve, shumë shtete si Britania e Madhe dhe Franca e Gjermania, kanë urdhëruar dërgimin e aeroplanëve transportues për t’i evakuuar qytetarët e tyre nga kjo zonë.

Por, nuk janë vetëm punonjësit e huaj që po largohen – janë edhe përkthyesit dhe shumë banorë lokalë që për vite bashkëpunuan me ushtrinë amerikane dhe ato të NATO-s, të cilët talibanët i konsiderojnë si tradhtarë.

Madje ditë më parë është raportuar se shumë prej tyre janë ekzekutuar në mënyrën më brutale nga talibanët, të cilët prej largimit të ushtrisë amerikane kanë intensifikuar sulmet për ta marrë nën kontroll vendin.

Pamjet nga aeroporti i Kabulit – Hamit Karzai ngjajnë me ato të skenave apokaliptike të filmave të Hollywoodit, ku mijëra njerëz bëjnë të pamundurën që të futen nëpër aeroplanë që t’i shpëtojnë më të keqes.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thirrur seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për situatën aktuale në Afganistan, ku miliona njerëz kanë mbetur në mëshirën e talibanëve që po kërcënojnë këdo që mendon ndryshe – e në veçanti ata që bashkëpunuar me forcat perëndimore.

Kujtojmë që pas sulmeve të 11 shtatorit mbi Kullat Binjaket në New York dhe Petangon nga ana e anëtarëve të grupit terrorist Al Qaeda, në krye me liderin e tyre Osama Bin Laden – ku si pasojë humbën jetën mijëra amerikanë, ushtria amerikane pati filluar operacionet e saja ushtarake për kapjen e tyre në Afganistan – duke u stacionuar në këtë vend së bashku me shtetet tjera anëtare të NATO-s.

Prej asaj kohe, ata janë ballafaquar me luftime të ashpra me talibanët, që shpesh nuk zgjidhnin mjete vetëm sa për t’i shkaktuar sa më shumë dëme ushtrisë amerikane dhe aleatëve të saj.

Talibanët shpesh përdornin shtetet fqinje për t’u strehuar dhe shmangur bombat e aeroplanëve dhe dronëve të ushtrisë amerikane – ku Pakistani, vend ky ku ishte strehuar Osama Bin Laden u bë “qerdhe” për talibanët.

E me tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Afganistani, ka filluar të diskutohet edhe çështja e refugjatëve afganë që do t’ia mësyjnë botës – nga frika se me ardhjen e talibanëve mund ta paguajnë me jetë.

Shumë liderë botërorë kanë dënuar sot veprimet e tyre – duke i cilësuar si jonjerëzore e mbi të gjitha po ndjellin frikë dhe terror mbi popullatën civile. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori