LAJMI I FUNDIT:

Me golin e bukur të Son, Tottenhami mposht kampionin City

Me golin e bukur të Son, Tottenhami mposht kampionin City
(Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

Kampioni i Ligës Premier, Manchester City, e ka nisur me humbje sezonin e ri në kampionatin anglez të futbollit.

Tottenham Hotspur ka arritur që para tifozëve në stadiumin e vet të regjistrojë fitore prej 1-0 në një ndeshje mjaft të luftuar.


Gjysma e parë nuk prodhoi gola, megjithëse rastet nuk munguan nga të dyja palët, porse mungoi efektiviteti.

Spursat ia dolën ta zhbllokonin rezultatin në pjesën e dytë. E gjitha rrodhi nga një kundërsulm i skuadrës vendase, e cila e konkretizoi me golin e epërsisë.

(Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

Lucas Moura pasoi te Steven Bergwijn, i cili vazhdoi përpara për të asistuar te Heung-Min Son dhe ky i fundit veproi për mrekulli duke krijuar hapësirë dhe duke shënuar një gol të bukur nga jashtë zonës (55’).

Më pas, Tottenhami e pati një tjetër mundësi të artë nga kundërsulmi, por goditja e Bergwijn ishte jashtë portës.

Nuk munguan edhe rastet tjera të nikoqirëve në minutat në vazhdim, derisa mysafirët nuk patën fuqi që t’i barazonin shifrat deri në mbyllje të sfidës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori