LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me coronavirus, grupmosha më e infektuar prej 20 deri 29 vjeç

Rastet e reja me coronavirus, grupmosha më e infektuar prej 20 deri 29 vjeç
Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1 mijë e 370 raste.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 9,169 testime, 1,370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja të infektimit, 778 janë femra kurse 592 meshkuj.


Grupmosha 20-29 vjeç vazhdon të jetë më e infektuar nga COVID-19, nga rastet e reja, 354 të infektuar i përkasin kësaj moshe.

Kurse, nga grupmosha 30-39 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara janë 270.

Nga grup mosha 40-49 vjeç, raste të konfirmuara janë 198.

Nga grupmosha 50-59, raste të konfirmuara brenda 24 orëve të fundit janë 185.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori