LDK: Qeveria Kurti dështoi me menaxhimin e pandemisë, Kosova me përqindjen më të ultë të vaksinimit në rajon
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kritikuan sot Qeverinë Kurti për menaxhimin me pandeminë, duke thënë se Kosova është vendi me përqindjen më të ultë të vaksinimit në rajon e Evropë.
Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK-së, tha sot në një konferencë për media se Qeveria Kurti po keqmenaxhon situatën me pandeminë.
Ajo tha se pavarësisht situatës dhe rritjes së rasteve me coronavirus deri tani janë vaksinuar vetëm 10 për qind e popullatës.
“Të dhënat janë tejet të ulëta në vaksinim në krahasim vendet e rajonit”, tha ajo.
Sipas saj, tashmë edhe masat e ndërmarra antiCOVID janë të vonuara dhe shprehu habinë se si mund të ketë kufizime për të mosvaksinuarit kur nuk ka terminë për vaksinim.
Ajo kritikoi edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për kandidimin për kryetar të Prishtinës në këtë kohë kur situata me pandeminë është përkeqësuar.
“…Pritjet më të mëdha në këtë kohë të pandemisë janë pikërisht nga ministri i Shëndetësisë, i cili sipas informatave edhe zyrtarisht do jetë kandidat për Komunën e Prishtinës. Në një moment të tillë personi kyç në këtë ministri do të jetë pjesë e fushatës dhe do përkushtohet edhe pozicionit të ri nëse zgjidhet. E shohim tejet shqetësues këtë…”, tha Mjekiqi.
Ndërkaq, infektologu Izet Sadiku nga LDK tha se situata epidemiologjike është përkeqësuar dhe kjo tregon se menaxhimi i pandemisë ka dështuar.
Ai tha po ashtu se Kosova është në grupin e shteteve me përqindjen më të ultë të të vaksinuarve në Evropë.
Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë trend gjasat janë që deri në fund të vitit të vaksinohen deri në 30 për qind të popullatës, e 60 për qind siç ka thënë Qeveria.
Ai tha se varianti Delta përhapet me shpejtësi të madhe dhe sipas tij, gabimi i Qeverisë ka qenë se që disa vendi ka funksionuar sikur të mos kishte pandemi.
“Nuk është zgjidhje vetëm sigurimi i vaksinave… ky është njëra prej gabimeve që ka bërë Qeveria Kurti se i ka bind qytetarët se u kry pandemia… kemi siguru vaksina boll, s’ka raste më, shkoni në dasma, në lokale. Tash është vështirë që një popullatë që dy muaj është sjell krejt e lirë përnjëherë me mbajt maskën, distancën, prandaj këtu duhet përkushtim shumë më i madh se sigurimi i vaksinave.
Sigurimi i vaksinave sot në treg nuk është shumë i vështirë, vetëm a i ke mjetet dhe i blen…. por problemi është menaxhimi i tyre dhe bindja e qytetarëve për t’i vaksinuar…”, tha Sadiku.
Sipas tij, me shifrat e fundit të të infektuarve me coronavirus situata po del jashtë kontrollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze