U shënua 20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, bëhet thirrje për bashkëpunim në mes bashkësive etnike
Në shënimin e 20 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit , presidenti Stevo Pendarovski tha se kjo marrëveshje është dokumenti më i rëndësishëm për Maqedoninë, pas Kushtetutës së vendit. Ai tha se politikanët duhet të marrin shembull nga qytetarët që kanë bashkëjetuar edhe para kësaj marrëveshje.
“Dy bashkësitë më të mëdha në vend, për çështjet kyçe dhe strategjike duhet të punojnë së bashku dhe jo pas shpine. Sfida themelore është se si të mendojmë jashtë kornizave etnike dhe partiake të cilat shpesh janë të ngjyrosura etnikisht dhe në këtë drejtim ne politikanët kemi ende shumë punë”, pohoi Stevo Pendarovski, president.
Kryeministri Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje është themel i bashkëjetesës në vend, ndërsa kreu i Kuvendit Xhaferi tha se sfidat e politik bërjes nuk kanë përfunduar me zbatimin e kësaj marrëveshje.
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit përcolli mesazhin për mirëkuptim, ndjesë dhe falje të ndërsjellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve tanë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit solli një frymë të re në politikëbërje. Politika që ndërtojnë ura dhe nuk i shkatërrojnë ato”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.
Kreu i Integristëve Ali Ahmeti kërkoi respektimin e marrëveshjeve të arritura, ndërsa të drejtat e qytetarëve të mos bëhen pengesë për bashkëjetesë.
“Kaluam vështirësi të mëdha, por cila mendoj se do të ishte vështirësia që do të ishte tragjike edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit? Ndarja e këtij shteti. Tjetër është çfarë thuhet pas 20 vjetësh, por para 20 vjetësh edhe ky opsion ka qenë në tavolinë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ish diplomati George Robertson, që ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit tha se drejtuesit e vendit duhet të fokusohen për një jetë më të mirë për qytetarët.
Ish kryeministri Vllado Buçkovski në fjalën e tij tha se gjeneratat e reja duhet të marrin mësimin që viti 2001 të mos përsëritet më asnjëherë.
“Edhe sot e kësaj ditë ndiej dhimbje në zemër për jetët e humbura të pjesëtarëve të Armatës dhe Forcave të Sigurisë. 20 vjet më pas duhet të mësojmë gjeneratat e reja që diçka e tillë kurrë më të mos përsëritet”, theksoi Vllado Buçkovski.
Por ish kryeministri Hari Kostov me kritika iu drejtua panelit. Ai tha se vendi për 30 vite ka ngecur në një rreth të magjepsur, duke kërkuar nga partitë politikë të lënë anash shfrytëzimin e marrëveshjeve për interesat partiake dhe të përqëndrohen në problemet e vërteta, që sipas tij, ka vendi.
Në sallën ku të pranishëm ishin rreth 200 të ftuar nuk kishte asnjë përfaqësues të opozitës. Edhepse lideri i OBRM-PDUKM-së Mickovski ishte ftuar madje edhe për fjalim, i njëjti anuloi pjesëmarrjen, ndërsa liderët shqiptarë të opozitës ishin të ftuar por jo për të mbajtur fjalim.
Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 nga Boris Trajkovski, Arbën Xhaferi, Imer Imeri, Branko Cërvenskovski dhe Lupço Georgievski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova