LAJMI I FUNDIT:

KQZ pret aplikimet e subjekteve për certifikim edhe në fundjavë, afati përfundon të hënën

KQZ pret aplikimet e subjekteve për certifikim edhe në fundjavë, afati përfundon të hënën
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të punojë edhe këtë të shtunë dhe të diele (14 dhe 15 gusht) nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për të pranuar aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve përfundon të hënën, më 16 gusht, në orën 16:00.


“Meqenëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim dhe dorëzimin e listave të subjekteve politike që duan të garojnë në zgjedhje, qoftë për kryetarë komunash apo për Kuvende Komunale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë aplikimet edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diele, nga ora 8 deri në 16”, tha Elezi.

Ai tha për Kp, se afati i fundit për aplikim është deri pasditen e së hënës, 16 gusht dhe atë vetëm deri në orën 16:00. Çdo aplikim pas këtij afati nuk do të rekomandohet për certifikim.

“Afati i fundit për dorëzim të aplikimeve dhe njëkohësisht të listës me emrat e kandidatëve është data 16 gusht, deri në orën 16:00. Nuk do të ketë afat shtesë dhe çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet aplikim pas afatit dhe nuk do të rekomandohet për certifikim”, tha Elezi.

KQZ ka bërë të ditur më herët se pas pranimit të listës me emrat e kandidatëve, do të ketë një proces të verifikimit të tyre, në bashkëpunim me institucionet e tjera, siç janë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Doganës së Kosovës.

KQZ do të kërkojë verifikim të kandidatëve nga KGjK-ja nëse ndonjëri nga kandidatët është “i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit”.

Deri paraditen e së premtes asnjë nga partitë parlamentare nuk ka dorëzuar në KQZ listën me emrat e kandidatëve për kryetarë komune apo për Kuvende Komunale.

Në zgjedhjet e fundit lokale, të cilat janë mbajtur më 22 tetor 2017, KQZ-ja kishte certifikuar 204 kandidatë për kryetarë të Komunave (196 meshkuj dhe 8 femra), ndërsa 6,887 kandidatë për Kuvende Komunale (4,487 meshkuj dhe 2,400 femra).

Kliko në foto:

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori