LAJMI I FUNDIT:

Talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin e dytë më të madh të Afganistanit

Talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin e dytë më të madh të Afganistanit

Talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin e dytë më të madh të Afganistanit, Kandahar, në atë që është një goditje për qeverinë dhe një fitore për militantët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qyteti dikur ishte bastioni i talibanëve dhe është i rëndësishëm për aspekte strategjike si një qendër kryesore tregtare.

“Pas përplasjeve të rënda mbrëmë, talibanët morën kontrollin e qytetit Kandahar”, tha një zyrtar i qeverisë lokale për agjencinë e lajmeve Reuters.


Kandahar është njëherësh qyteti i fundit që bie në duart e talibanëve, pas Heratit dhe Ghaznit të enjten.

Militantët tani kontrollojnë pjesën më të madhe të Afganistanit verior dhe rreth një të tretën e kryeqyteteve rajonale të vendit.

Talibanët kanë avancuar shpejt, duke marrë territore të reja, derisa trupat amerikane dhe trupat e huaja tërhiqen pas 20 vitesh operacionesh ushtarake. /Telegrafi/