Qyteti Ghazni, një bastion strategjik afgan dhe kryeqytet krahinor, ra nën kontrollin e talebanëve të enjten. Ky ishte kryeqyteti i dhjetë krahinor që ra në duart e grupit kryengritës brenda një jave.
Duke pasur parasysh tërheqjen e fundit të forcave aleate dhe sa shpejt talebanët kanë rritur kontrollin e tyre në zonat e vendit, zyrtarët janë të shqetësuar se militantët mund të marrin përfundimisht kontrollin e plotë të Afganistanit, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, ekspertët e shohin Kabulin, kryeqytetin e vendit, si domino përfundimtare të mundshme që do të bjerë nëse talebanët marrin kontrollin e të gjithë vendit.
“Gjërat kanë ndryshuar kaq shpejt, edhe gjatë javës së fundit ose 10 ditëve”, ka thënë për Newsweek, Andrew Watkins, analist i lartë i Grupit të Krizave në Afganistan, përcjell Telegrafi.
“Shumë njerëz, përfshirë edhe mua, po ndiqnin situatën ushtarake dhe ekuilibrin e forcës ushtarake të talebanëve dhe qeverisë afgane dhe dukej se qeveria afgane të paktën kishte kapacitetin – nëse do të kishte armë, teknologji, përparësia e tyre në ajër – për ta bërë këtë një luftë të zgjatur, ndoshta duke u shtrirë edhe në disa vjet”.
Megjithatë Watkins tha se vendi ka arritur një pikë kthese, ku duket se ka mungesë gatishmërie nga ushtria afgane për të dashur të luftojë për këto kryeqytete provinciale.
Ndryshe, dhjetë nga 34 kryeqytetet e tilla tani kanë rënë në duart e talebanëve, të cilët aktualisht kontrollojnë rreth dy të tretat e vendit sipas zonës.
Analisti beson se vendi ka të ngjarë të kalojë në një skenar ku qeveria ekziston në Kabul, por jo në shumë vende të tjera.
“Por kjo nuk do të thotë se kalaja Kabul bie shpejt”, shtoi Watkins.
Siç edhe dihet, Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr pothuajse të gjithë trupat e tyre nga Afganistani, pas një fushate ushtarake të udhëhequr nga Amerika, e cila filloi në vitin 2001 pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Trupat e fundit amerikane pritet të largohen deri në fund të këtij muaji.
Të mërkurën, një zyrtar amerikan i mbrojtjes duke cituar inteligjencën amerikane i tha Reuters se talebanët mund të izolojnë Kabulin në 30 ditë dhe ndoshta ta marrin atë brenda 90 ditëve.
Efektet e tërheqjes amerikane
Presidenti Joe Biden tha të martën se nuk i vinte keq për tërheqjen e trupave, por vendimi i tij u prit me kritika.
Në këtë drejtim, presidenti amerikan u bëri thirrje udhëheqësve afganë të luftojnë për atdheun e tyre.
Pyetja e vërtetë, sipas Watkins, është nëse talebanët do të ishin në gjendje të bindnin qeverinë afgane për të kapitulluar.
Kabuli mund të bjerë më shpejt sesa prisnin analistët, por Watkins thotë se Presidenti Ashraf Ghani nuk ka të ngjarë të dëshirojë të heqë dorë nga kontrolli i qytetit pa luftë.
Ndërsa Claude Rakisits, një ekspert afgan dhe profesor i nderuar i asociuar në Studimet Strategjike në Universitetin Deakin, tha se po bëhej gjithnjë e më e qartë se forcat afgane të sigurisë nuk kanë interes dhe as nuk do të vdesin për qeverinë e Ghanit.
“… rruga për në Kabul nuk do të jetë shumë e vështirë (për talebanët)”, i tha ai Newsweek me email të enjten, përcjell Telegrafi.
“Tashmë pjesa më e madhe e Kandahar, shtëpia ideologjike e talebanëve, thuhet se tashmë është marrë nga talebanët. Kjo do t’i bindë më tej forcat afgane të mbrojtjes se loja ka mbaruar”.
Andaj Rakisits sugjeron se talebanët ka të ngjarë të marrin pushtetin – dhe nuk do të jenë të interesuar për një qeveri koalicioni.
“Talebanët, duke nuhatur fitoren në erë, nuk janë absolutisht të interesuar të ndajnë pushtetin. Ata duan që presidenti Ghani të largohet. Dhe ata e dinë që ai mund ta ndiejë fuqinë e tij që po ikën. Dhe ata gjithashtu e dinë që amerikanët kanë hequr dorë. Presidenti Biden e ka bërë shumë të qartë se ai nuk do ta kthejë vendimin e tij”, tha ai.
Çfarë më pas?
I pyetur se si mund të jetë një qeveri e udhëhequr nga talebanët, profesori tha: “Një fitore e talebanëve do të jetë para së gjithash një lajm jashtëzakonisht i keq për gratë dhe vajzat. Të drejtat e tyre të fituara me vështirësi të 20 viteve të fundit do të anulohen. Ne e dimë këtë nga raportet që vijnë nga vendet që kanë pushtuar. Do të jetë e tmerrshme”.
Zyrtarët e nivelit të lartë qeveritar dhe ushtarak me siguri do të jenë larguar në mënyrë të sigurt kur talibanët të hyjnë në Kabul, tha Rakisits, por zyrtarët civilë të nivelit të mesëm dhe të ulët dhe personeli ushtarak që mbeten do të trajtohen ashpër.
“Dhe kushdo që dihet se ka punuar me forcat e Koalicionit, të tillë si përkthyes, kuzhinierë dhe shoferë, me siguri do të pushkatohen. Ka raporte që kjo tashmë po ndodh. Vrasjet e synuara tashmë po ndodhin”, tha Rakisits.
Do të jetë e vështirë të thuhet se çfarë do të thoshte një Afganistan i drejtuar nga talebanët për rajonin, por nuk do të jetë një lajm i mirë as për Pakistanin, paralajmëroi profesori.
“Talebanët pakistanezë, të njohur si TTP, të cilët kanë strehë të sigurta në Afganistan, do të ndjehen të guximshëm për të ndërmarrë më shumë sulme terroriste në Pakistan. Dhe ndërsa ushtria pakistaneze ka pasur një marrëdhënie të gjatë me talebanët dhe ka qenë shumë e dobishme në dhënien e një strehimi të sigurt për talebanët në Pakistan për 20 vjet, talebanët nuk janë kukull të Islamabadit”.
“Në përputhje me rrethanat, nëse Pakistani u kërkon talebanëve të ndalojnë sulmet e TTP-së, nuk është absolutisht e sigurt që talebanët do t’i detyrojnë. Gjërat mund të bëhen shumë të çrregullta, me të vërtetë”.
Kështu, nëse talebanët e marrin pushtetin, Wakins tha se grupi do të duhet të përshtatet.
“Jo vetëm që do të kalojë një përshtatje, por gjithashtu do të përballet me sfida dhe luftëra të mëdha. Talebanët kanë provuar të jenë një grup shumë adaptues kur bëhet fjalë për strategjinë e tyre ushtarake dhe madje edhe mënyrën se si ata menaxhojnë popullsinë civile”, tha ai.
“Ata janë ende një grup shumë konservator dhe shpesh brutal, i cili i ka rrënjët në një kryengritje militante dhe ende dominohet nga një mendim militant. Kjo ka implikime të tmerrshme në mënyrën sesi ata mund t’i trajtojnë popullatat civile, por është shumë herët për të thënë se sa shumë do të ndryshonte ose nëse nuk do të ndryshonte fare”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje