Shifrat e rasteve të reja janë të paktën trefish më të larta se numrat zyrtar, pasi tani me virus po infektohet popullata e re, që e kalon virusin me simptoma të lehta dhe për këtë arsye nuk testohen. Kështu për mediat ka thënë mikrobiologu Nikolla Panovski nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup, ndërsa ka shtuar se aktualisht, po testohen vetëm ata që janë të detyruar që ta marrin testin negativ për t’u kthyer në vendet e Evropës, ku ata jetojnë “Sigurisht se ka mbi 1 mijë persona që janë pozitivë brenda ditës, kryesisht të rinj që kolliten, teshtijnë ose kanë rrjedhje nga hunda, por e kalojnë virusin me simptoma të lehta. Testohen vetëm ata që janë të detyruar që ta marrin testin negativ për t’u kthyer në vendet e Evropës, ku ata jetojnë”, thotë Panovski. Ai shton se është gabim që masat e ndërmarra nga qeveria nuk hyjnë në fuqi menjëherë, por vetëm pas tri javësh, pasi sipas tij, me rritjen e numrit të rasteve, situata do të jetë vështirë e menaxhueshme.
“Tani është vonë për shtrëngimin e masave. Duhet të paraprijmë problemit. Masat duhej të merreshin kur nuk kishte kaq shumë të infektuar, kur numrat ishin të ulët sepse përmes masave mund të parandalohej shtrirja kaq e shpejt e llojit të ri të COVID-19”, thotë ai. Por, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe insiston se masat e marra së fundmi, e që do të hyjnë në fuqi nga 16 gushti, janë ndërmarrë në kohë dhe në përputhje me situatën epidemiologjike. “Aspak nuk është vonë. Mendoj se në kohë kemi propozuar shtrëngimin e masave. Këto masa i kemi paralajmëruar muaj më parë se do t’i ndërmarrim, por prisnim momentin e përshtatshëm. Ja tani kur filloi rritja evidente e rasteve, që është nga java e kaluar, atëherë u rrit edhe numri i pacientëve të hospitalizuar. Mendoj se është periudhë e mirë kur i propozuam masat, tani kur para nesh vijnë muajt kur njerëzit qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura”, thotë ministri Filipçe.
Autoritetet shëndetësore kanë përsëritur se ahengjet familjare, veçanërisht në rajonin e Pollogut, ku përfshihet Komuna e Tetovës dhe Gostivarit, mbeten burimi kryesor i infeksioneve me koronavirusin e ri. “Gjendja në Tetovë me rrethinë vërtetë është shumë alarmante këto ditë. Ka shumë të infektuar për shkak të pjesëmarrjes në ahengje të ndryshme familjare dhe për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve tona. Spitali Klinik i Tetovës është i stërmbushur me pacientë të infektuar. Më shqetësuese është fakti se kemi edhe pacientë të vaksinuar me të dyja dozat dhe që kanë simptomatologji të rëndë klinike”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Liridon Disha, mjek familjar në Tetovë. Ai u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit dhe të shmangin edhe grumbullimin në ambiente të mbyllura ku ka shumë njerëz.
Njëra nga masat më serioze, për të cilën autoritetet shëndetësore shpresojnë se do të ulin numrin e të infektuarve, është ajo që dasmat – do të organizohen deri më 15 gusht në të gjitha objektet hoteliere të regjistruara për ahengje në ambiente të mbyllura, duhet të përdorin vetëm 40 për qind të kapaciteteve, derisa numri i pjesëmarrësve nuk duhet të kalojë 250. Nga 16 gushti, dasmat do të lejohen vetëm në ambiente të hapura, por duke respektuar protokollet shëndetësore kundër koronavirusit. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka rreth 2 mijë të infektuar me COVID-19, ndërkaq një javë më herët numri i infektimeve ishte më shumë se trefish më i ulët, përkatësisht ishin 600 raste aktive. Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut, deri më 9 gusht janë vaksinuar 553 mijë e 386 qytetarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij