LAJMI I FUNDIT:

Dikur ishte yll i madh i muzikës pop, sot Kerry Katona fiton para nga një faqe për të rritur

Dikur ishte yll i madh i muzikës pop, sot Kerry Katona fiton para nga një faqe për të rritur
(Foto: Digital Spy/Instagram)

Kerry Katona ishte pjesë e një prej grupeve të mëdha të mëdha të muzikës pop, “Atomic Kitten”, por sot jeton një jetë krejtësisht të ndryshme.

40-vjeçarja kohët e fundit iu bashkua një faqeje të njohur për të rritur, për të cilën mburret në profilin e saj në Instagram.

“Bëni atë që doni dhe doni atë që bëni”, shkroi ajo pranë fotografisë tërheqëse, ku pozonte me të brendshme me dantella dhe u bëri thirrje fansave ta ndiqnin në një faqe ku publikohet kjo lloj përmbajtjeje.


View this post on Instagram

A post shared by Kerry Katona (@kerrykatona7)

Ajo e ndërmori këtë hap për të dalë nga falimentimi, ndërsa përveç lakuriqësisë, ajo shet edhe fotografi të këmbëve të saj, shkruan Daily Mail.

Kerry deklaroi falimentimin për herë të parë në vitin 2008, kur humbi shtëpinë e saj me vlerë 1.23 milion funte, ndërsa gjithashtu falimentoi edhe dhjetë vjet më vonë. Përveç parave, ajo ishte pa fat në dashuri, kurse për shkak të procedurave të shumta estetike, bëri një ndryshim të madh në dukje.

Kohët e fundit, në një intervistë për The Sun, ka rrëfyer se ishte abuzuar nga burri i saj i tretë, i cili vdiq nga një mbidozë në vitin 2019. Ajo pranoi se i vinte turp për një kohë të gjatë sepse ishte viktimë e abuzimit dhe gjithashtu kujtoi se si dikur fshihej në dollap për të shmangur zemërimin e burrit të saj.

Në një tjetër intervistë kishte rrëfyer për fëmijërinë e vështirë dhe periudhën pas shpërbërjes së grupit që e bëri të famshme.

“Fillova të merrja drogë në moshën 14 vjeçare dhe kur ‘Atomic Kitten’ u shpërbë iu ktheva drogës”, ka pranuar Kerry, e cila vitet e fundit, në vend që të këndonte, ka tërhequr vëmendjen e publikut me pamjen e saj, e cila është shkatërruar nga procedura të tepërta estetike.

Dhe pas tre martesave të dështuara, në vitin 2018, ajo gjeti lumturinë me një trajner personal me të cilin ishte fejuar dhe i cili gjithashtu e ndihmoi të humbte kilogramët që fitoi pas një periudhe të vështirë në jetën e saj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Kerry Katona (@kerrykatona7)

Në trend Magazina

Më shumë
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?

“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Magazina

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori