Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), kanë reaguar ndaj deklaratës së sotme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila në një konferencë për media sot tha se nuk mund t’i mbështes këto dy institucione nëse i mbyllin sytë para skandaleve.
KGjK thekson se Këshilli Gjyqësor, si institucion i pavarur, është duke i përmbushur përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore.
“Reagimet dhe deklarata e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale. Përndryshe, KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e Ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill”, thuhet në reagimin e KGJK-së.
Këshilli Gjyqësor ka siguruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të vazhdojë të angazhohet për një sistem gjyqësor të pavarur, transparent dhe të paanshëm, si dhe i ka bërë thirrje Ministres së Drejtësisë që të përmbahet rreth çfarëdo deklarate që interferon në pavarësinë e gjyqësorit.
Ndaj deklaratës së ministres Haxhiu, ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. KPK ka thënë se si organ kushtetues dhe i pavarur, është duke u atakuar padrejtësisht në vazhdimësi dhe në mënyrë të paarsyeshme nga Ministria e Drejtësisë, siç ndodhi edhe në konferencën e sotme të ministres Albulena Haxhiu.
“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial nuk ka nevojë që të mbështetet nga askush, aq më pak nga pushteti ekzekutiv, sepse Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit i mbron Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, e jo vullnetet politike. Ndihma që pushteti ekzekutiv mund t’i japë sistemit prokurorial është propozimi i ligjeve adekuate në koordinim dhe bashkëpunim me Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit për të avancuar pozitën e këtyre institucioneve dhe për t’i plotësuar nevojat e tyre në realizimin e mandatit kushtetues dhe ligjor, ashtu siç është e përcaktuar edhe me ndarjen e pushteteve. Besimi i publikut në institucionet e drejtësisë nuk mund të fitohet duke i atakuar këto institucione çdo ditë me pretendime të caktuara dhe të dhëna të pasakta dhe të pabazuara, sepse kjo nuk i kontribuon bashkëpunimit të institucioneve”, thuhet në reagimin e KPK-së.
KPK u ka bërë më dije opinionit publik dhe ministres së Drejtësisë, se pagesat e ekspertëve mjekoligjorë janë realizuar në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore, të nxjerra nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Po ashtu sipas KPK-së, ekspertët mjekoligjorë janë zyrtarë që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, prandaj ne iu kemi drejtuar kësaj ministrie me qëllim të rishikimit të Udhëzimit Administrativ, ngase Prokurori i Shtetit e ka të pamundur të realizojë mandatin e tij pa ekspertizat e tyre.
“Në vend të atakimeve, denigrimeve dhe dezinformatave për institucionet e pavarura, në këtë rast ndaj KPK-së, Ministria e Drejtësisë duhet të punojë që sa më parë t’i nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore që rregullojnë këtë çështje, ngase Këshilli Prokurorial i Kosovës është i obliguar të vazhdojë të kompensojë shërbimet e ekspertëve mjekoligjore në bazë të akteve nënligjore aktuale. Sa për dijeninë e opinionit publik, shpenzimet e ekspertëve bien në barrë të të pandehurve që shpallen fajtorë me aktgjykim të formës së prerë nga ana e gjykatave. Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk përzgjedh ekspertët mjekoligjorë për të bërë ekspertizat e tyre profesionale, por ata caktohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo bëhet sipas “miqësive” brenda këtyre dy institucioneve”, thuhet në reagim.
KPK ka shtuar se pretendimet e ministres Haxhiu, se Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit “janë duke i mbyllur sytë prapa skandaleve të audioincizimeve” nuk qëndrojnë, sepse KPK-ja menjëherë ka filluar proceduat disiplinore ndaj një prokurori, ndërsa Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e veta lidhur me këto audioincizime në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore.
“Sistemi prokurorial e ushtron mandatin e vet dhe do ta ushtrojë çdo herë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe asnjëherë sipas dëshirave të konferencave për media dhe deklarimeve të pabazuara dhe joprofesionale të kujtdoqofshin ato. Këshilli Prokurorial mbetet i përkushtuar për të rritur bashkëpunimin ndërinstitucional, por jo në formën dhe mënyrën të cilën e ka zgjedhur Ministria e Drejtësisë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe