LAJMI I FUNDIT:

Golfi i pari, Tesla e ndjek pas – publikohet lista e plotë e veturave më të shitura në 26 vendet e BE-së gjatë qershorit

Golfi i pari, Tesla e ndjek pas – publikohet lista e plotë e veturave më të shitura në 26 vendet e BE-së gjatë qershorit

Sipas të dhënave të publikuara nga JATO Dynamics bazuar në rezultatet e shitjes në 26 vendet e BE-së, në qershor janë regjistruar 1.268.683 vetura të reja.

Kjo është një rritje prej 13 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, por akoma shifër e vogël nga qershori i vitit 2019, ku blerësit porositën 1.47 milion vetura të reja, transmeton Telegrafi.

E nëse shikohet lista e 10 modeleve më të kërkuara në qershor, mund të shihet që në vend të parë favoriti më i madh, Volkswagen Golf qëndron e para e ndjekur nga Tesla Model 3 që zuri vendin e dytë.


Befasi ishte rezultat i Dacia Sandero të ri, që është renditur në të tretin sa i përket veturës më të shitur në BE gjatë qershorit. /Telegrafi/