LAJMI I FUNDIT:

Zjarre në pesë fshatra të Kosovës

Zjarre në pesë fshatra të Kosovës
Foto: Ilustrim

Pesë incidente zjarri kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit nëpër fshatra të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zjarre ka pasur në Mushnikovë e Zhur të Prizrenit, në Orcushë të Dragashit, Mejë të Gjakovës e Ratkoc të Rahovecit.


Drunjë, barishte, shkurre, hamullore e pyll janë përfshirë nga flakët, ndërkaq zjarri është lokalizuar në të gjitha rastet.

Detaje nga raporti i PK-së:

Fsh. Mushnikovë, Prizren, 10.08.2021 – 14:50. Policia gjatë patrullimi ka vërejtur se janë duke u djegur rreth 10 ari  me drunjë dhe bimë barishtore. Zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Fsh. Orcushë, Dragash, 10.08.2021-12:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 15 ari barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë  lokalizuar zjarrin.

Zhur, Prizren, 10.08.2021-20:12.  Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe shkurre dhe bari. Njësiti i zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin

Fsh. Mejë, Gjakovë, 10.08.2021-15:05. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë në sipërfaqe e pyllit. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Fsh. Ratkoc, Rahovec, 10.08.2021-20:52. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar nga zjarri janë përfshirë rreth një hektar sipërfaqe me hamullore. Njësit e zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori