LAJMI I FUNDIT:

Apeli vendos lidhur me ankesat për tre zyrtarët për rastin e gylenistëve

Apeli vendos lidhur me ankesat për tre zyrtarët për rastin e gylenistëve

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ankesën e avokatëve mbrojtës, në çështjen penale kundër të pandehurve Driton Gashi, Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylejman.

Të tre ata dyshohen nga Prokuroria speciale për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në pjesën ku janë shpallur si të pa pranueshme, një pjesë e provave, përkatësisht deklaratat e disa dëshmitarëve është vërtetuar”, sipas komunikatës.


Kurse, “pjesa tjetër e aktvendimit më të cilën janë refuzuar si të pa bazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave është kthyer në rivendosje, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në komunikatën për medie të Gjykatës së Apelit.

Sipas komunikatës, “të pandehurit D.G. dhe V.K. po dyshohen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së, ndërsa i pandehuri RR.S. për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së dhe për veprën penale Privimi i kundërligjshme i lirisë nga neni 196 paragrafi 3 të KPK-së”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Drejtësi
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Kronika e Zezë
Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: S’e shoh të arsyeshme të rrezikohet progresi

Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: S’e shoh të arsyeshme të rrezikohet progresi

Lajme
Kalo në kategori