Ndryshimi i madh midis një personi të vaksinuar dhe të pavaksinuar që rezulton pozitiv me COVID-19
Mjekët nuk janë të befasuar nga rezultatet pozitive të testimeve te personat e vaksinuar.
Ata thonë se vaksinat jo gjithmonë e pengojnë një person nga testimi pozitiv, por pothuajse në të gjitha rastet, ato parandalojnë që dikush të sëmuret, ose të paktën nuk do të jetë aq i sëmurë sa do të kishte pa vaksinën.
Dr Jason Gallagher, një profesor klinik në Shkollën e Farmacisë të Universitetit Temple në Filadelfia dhe një specialist i farmacisë klinike në sëmundjet infektive, tha se ka dy arsye që ne ende shohim raste të COVID-19 te njerëzit e vaksinuar.
“E para është ajo më e dukshmja. Nëse një vaksinë funksionon për 90 deri në 95 për qind të njerëzve, kjo do të thotë se nuk funksionon për 5 deri në 10 për qind të tyre”, tha ai. “Ky nivel i efektivitetit do të shuajë një virus që përhapet nëse mjaft njerëz vaksinohen, por për fat të keq, ne nuk jemi afër atij niveli tani”, shkruan Healthline.
Gallagher tha se arsyeja e dytë është më e ndërlikuar. “Vaksinat janë më efektive në bllokimin e sëmundjeve sesa ato në bllokimin e infeksionit”, tha ai. “Infeksioni mund të jetë i butë ose asimptomatik, dhe njerëzit mund të mos e dinë se e kanë atë”.
“Por nëse jeni duke kërkuar, do ta gjeni tek njerëzit e infektuar. Tek ekipet olimpike për shembull, po testoheshin për të kërkuar infeksione në mënyrë që njerëzit të izolohen dhe të parandalojnë përhapjen, të cilat mund të gjejnë infeksione që njerëzit kurrë nuk do ta dinin se i kishin pa kryerjen e testimeve”.
“Vaksinat kryesisht mbrojnë njerëzit nga zhvillimi i sëmundjeve, jo infeksioneve”, tha Gallagher. Çdo vaksinim siguron të paktën një nivel mbrojtjeje.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të rriturit e vaksinuar plotësisht të moshës 65 vjeç e lart kanë 94 për qind më pak të ngjarë që shtrohet në spital me COVID-19 sesa njerëzit që nuk janë të vaksinuar. Njerëzit të cilët janë vaksinuar pjesërisht kanë 64 për qind më pak gjasa të shtrohen në spital. Mjekët thonë se numrat nuk gënjejnë. Njerëzit e vaksinuar nuk sëmuren aq shumë, dhe ata mbesin gjallë.
“Megjithëse është ende e mundur që individët e vaksinuar të testohen pozitivë për COVID-19, vaksinat janë pothuajse të përsosura në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimin në spital ose vdekjen”, tha Dr Matthew Weissenbach. “Shumica dërrmuese e individëve të vaksinuar që ndodh të testohen pozitivë për COVID-19 mund të presin që përvoja të jetë asimptomatike ose të përjetojnë vetëm simptoma të lehta”. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?