LAJMI I FUNDIT:

​Meta: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt

​Meta: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt
Foto: Arkiv

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se Tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Meta në një postim në rrjetin social Facebook falënderon për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.


Ai thekson se sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret.

Kryetari i Kukësit: Me ndihmën e forcave nga Kosova, shpresojmë t'i lokalizojmë zjarret për dy-tri ditë
Lexo po ashtu Kryetari i Kukësit: Me ndihmën e forcave nga Kosova, shpresojmë t'i lokalizojmë zjarret për dy-tri ditë

“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Falënderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat  e Shëmrisë”, shkruan Meta. /Telegrafi/