LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja ka vaksinuar gjysmën e popullsisë kundër COVID-19, gati tetë muaj pasi u miratua vaksina e parë për përdorim emergjent

SHBA-ja ka vaksinuar gjysmën e popullsisë kundër COVID-19, gati tetë muaj pasi u miratua vaksina e parë për përdorim emergjent

Pak më shumë se gjysma e njerëzve në Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, bazuar në të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të përditësuara të shtunën.

Sipas të dhënave të CDC, 50.1 për qind e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes. Pak më shumë se 58.5 për qind është pjesërisht e vaksinuar kundër sëmundjes, që do të thotë se njerëzit e kanë filluar serinë e vaksinave me dy doza, por nuk e kanë përfunduar atë.

Momenti historik vjen tetë muaj pasi vaksinës së parë – të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech – iu dha një autorizim për përdorim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA më 11 dhjetor të vitit të kaluar, raportojnë mediet e huaja, transmeton Telegrafi.


Vaksinës Moderna iu dha i njëjti autorizim më vonë në muajin dhjetor, derisa vaksina Johnson & Johnson me një dozë u autorizua në muajin shkurt.

Asnjëra nga vaksinat nuk ka marrë miratimin zyrtar nga FDA, megjithëse zyrtarët thuhet se po synojnë ta miratojnë vaksinën e Pfizer deri në fillim të muajit shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori