LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Afganistan – talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin kyç verior në vend

Lufta në Afganistan – talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin kyç verior në vend

Talibanët kanë kapur qytetin kyç verior të Afganistanit, Kunduz, një nga qytetet më të mëdha në vend, pas luftimeve të ashpra me forcat qeveritare.

Një zyrtar lokal i tha BBC-s se përveç aeroportit të qytetit, të gjitha kishin rënë nën kontrollin e militantëve. Flamuri i grupit u pa i ngritur në qendër të qytetit.

Janë raportuar skena kaotike me ndërtesa dhe dyqane të ndezura, transmeton Telegrafi.


Katër kryeqytetet rajonale tani kanë rënë nën kontrollin e talibanëve që nga e premtja. Kunduz është avancimi i tyre më i rëndësishëm këtë viti, sipas BBC.

Militantët gjithashtu luftuan në një qytet tjetër verior, Sar-e-Pul, i cili u kap pak orë pas Kunduz.

Në anën tjetër zyrtarët afganë këmbëngulin se forcat e tyre mbeten në qytetet që kanë rënë, dhe se luftimet vazhdojnë.

Dhuna është përshkallëzuar në të gjithë Afganistanin pasi forcat amerikane dhe forcat e tjera ndërkombëtare filluan të tërheqin trupat e tyre nga vendi, pas 20 vitesh operacionesh ushtarake.