LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti për Ramë Lahajn: Përkundër lajmit të rëndë për vdekjen e nënës, vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij

Shpend Ahmeti për Ramë Lahajn: Përkundër lajmit të rëndë për vdekjen e nënës, vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij
Foto: Facebook

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas koncertit të Ramë Lahajt.

Ky i fundit, i cili organizoi “Ramë Lahaj&Friends” në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, e ndërpreu në gjysmë pasi u njoftua për vdekjen e të ëmës.


Me këtë rast, Ahmeti e ka përgëzuar Lahajn duke thënë se përkundër lajmit të rëndë ai vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.

Ramë Lahaj (Foto: Facebook)

Postimi i plotë i Ahmetit (pa ndërhyrje):

“Ajo padyshim se do të ishte krenare me ty, sikurse që jemi gjithë ne

Një natë e paharrueshme mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë!

Ramë Lahaj & Friends na mblodhën nën tingujt e muzikës klasike dhe kangës së bukur shqipe.

Jemi të lumtur që ky koncert u mundësua të mbahet në Prishtinë dhe falenderues ndaj organizatorëve, Filharmonia e Kosovës dhe në veçanti tenorit të jashtëzakonshëm Rame Lahaj, i cili përkundër lajmit të rëndë për vdekjen e nënës së tij vetëm pak orë para përformancës, vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.

Ramë, ngushëllime për nënën. Ajo padyshim se do të ishte krenare me ty, sikurse që jemi gjithë ne.

Nga Prishtina, faleminderit!”. /Telegrafi/