LAJMI I FUNDIT:

Brazili mbetet kampion olimpik, mposhti në vazhdime Spanjën për të rrëmbyer medaljen e artë

Brazili mbetet kampion olimpik, mposhti në vazhdime Spanjën për të rrëmbyer medaljen e artë

Brazili e ka fituar finalen e Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio me rezultat 2-1 në vazhdime, duke marrë kështu medaljen e artë, por edhe duke mbrojtur titullin olimpik.

Takimin më mirë e filluan spanjollët që rrezikuan me anë të anë të Mikel Oyarzabal që pasoi te Dani Olmos në minutën e 16-të, por goditja e tij të fundit doli e pasaktë.


Në minutën e 35-të, Matheus Cunha i Brazilit lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo që u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Një minutë më vonë, Unai Simon bëri nj ndërhyrje të ashpër ndaj Cunhas, por që gjyqtari bëri me shenjë se loja duhet të vazhdojë.

Por, një rishikim në VAR, u bë e ditur se ishte penallti dhe përgjegjësinë e mori Richalison.

Anëtari i Evertonit në minutën e 38-të ishte përballë portierit Simon, por goditja e tij nga pika e bardhë shkoi mbi portë.

Por, derisa ishin sekondat e fundit të pjesës së parë, Cunha e kaloi Brazilin në epërsi, pasi shënoi në minutën e 45+3′.

Në pjesën e dytë, spanjollët ishin më kërkues dhe ia arritën t’i barazonin shifrat.

Ishte minuta e 61-të, kur Mikel Oyarzabal u shërbye nga Cristain Soler, për të shënuar për 1-1.

Në minutat e fundit të mbetur të kohës së rregullt, të dyja ekipet nuk arritën të gjenin portën, edhe pse rastet nuk munguan.

Në vazhdime, brazilianët ishin më kërkues dhe më të sigurt në të gjitha fazat, duke e rikthyer epërsinë.

Derisa pjesa e parë e vazhdimeve përfundoi pa gola, në të dytën ishte një tjetër pamje.

Në minutën e tretët të vazhdimeve të pjesës së dytë, Brazili e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Malcom (108′), që u asistua nga Antony.

Ky gol bëri që ndeshja mos të shkonte në vazhdime dhe brazilianët u stolisën me medaljen e artë (atë që e kishte bërë edhe pesë vite më parë në Rio de Janiero), derisa Spanja mori të argjendtën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori