LAJMI I FUNDIT:

Noizy harton planin e bojkotimit për Bregoviqin: Duhet të bëjmë një tjetër koncert paralel atë natë, t’ia dështojmë organizimin Festës së Birrës

Noizy harton planin e bojkotimit për Bregoviqin: Duhet të bëjmë një tjetër koncert paralel atë natë, t’ia dështojmë organizimin Festës së Birrës
Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur Noizy ka bërë një tjetër reagim mbi ftesën që i është bërë këngëtarit boshnjak me identitet kombëtar serb, Goran Bregoviq, për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.

Ai në një postim të publikuar në InstaStory këto ditë paralajmëroi kërcënime në rast se artisti sllav do të ngjitet në skenën e festivalit të birrës.

E duke parë që organizatorët nuk po zmbrapsen por po vazhdon të theksohet se Bregoviq do të jetë i ftuar nderi, Noizy duket se ka një tjetër plan.


Foto: Noizy/Instagram

Ai përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka shpalosur idenë e organizimit të një tjetër koncerti të përmasave të mëdha në Korçë në po të njëjtën ditë që Bregoviq pritet të ngjitet në skenë.

Gold AG thur vjershë për ardhjen e Bregoviqit: Ndal mos merr yrysh...shko te ai që të ka dhënë çelës të qytetit
Lexo po ashtu Gold AG thur vjershë për ardhjen e Bregoviqit: Ndal mos merr yrysh...shko te ai që të ka dhënë çelës të qytetit

“Duhet të bëjmë një koncert t’ia marrim gjithë fansat asaj festës, në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar”, shkroi ai fillimisht në një fotografi të publikuar nga palestra.

Foto: Noizy/InstaStory

Më pas, reperi i shumë hiteve vazhdoi t’u bënte ftesë të hapur kolegëve për organizimin e këtij koncerti, me qëllim dështimin e festivalit të birrës.

“Duhet të mblidhemi të gjithë artistët e të gjitha zhanreve, të bëjmë një koncert tjetër paralel me atë që ka organizuar Bashkia e Korçës. Dhe iu bëj thirrje artistëve shqiptarë që kanë pranuar të shkojnë te koncerti ku është i ftuar ai, mirë është ta anulojnë atë, le të këndojë vetëm ai tri ditë rresht, pa fansa. S’kam asgjë kundër artistëve të asnjë shteti, por jam kundër një artisti që ka nxitur dhunë kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, si ky rasti”, ka shkruar tutje Noizy në InsatStory.

Foto: Noizy/InstaStory

Përndryshe, kolegu i tij reperi i njohur nga Prishtina, Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e këtij festivali, e ka anuluar pjesëmarrjen shkaku i ftesës që i është bërë artistit sllav për t’u ngjitur në të njëjtën skenë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori