Goran Bregoviq me gjasë do të jetë në Festën e Birrës që organizon çdo vit Bashkia e Korçës. Qytetit juglindor i duhet pranuar vokacioni perëndimor që ka prodhuar një sërë intelektualësh safi e patriotësh që u duhet t’u jemi mirënjohës.
Parisi i Vogël i tyre do të oshëtijë nga dehja e tarabukave serbe ndërthurur me tupanat turke, përzierjeve bullgare e rome të kënduara serbisht, gjuhë që dyshoj se ndonjë korçari i ka interesuar ta njohë. Bregoviqi paskësh paditur një prift serb pasi në një dokumentar, kleriku e akuzon si një plagjiat të folklorit cigan. Konglomerat kopjesh që ndoshta do i shkonte më shumë një feste rakie të fortë e të zier dy herë.
Megjithatë, aksioma italiane se të gjitha shijet janë të drejta (tutti i gusti sono gusti) mund të bëjë vend edhe këtu. Por, shijet në këto radhë nuk janë çështja. Miku i Millosheviqit, i Mlladiqit, i Sheshelit, ishte frymëzuesi i pathosit paramilitar për Tigrat e Arkanit, gjatë masakrave në Kosovë, nën tingujt e këngës me komanda ushtarake, kallashnikov. Deklaratat e tyre mbi shfarosje shqiptarësh, nuk besoj të kenë patur ndonjë përjashtim për shqiptarët e Korçës.
Çdokush do të ëndërronte një botë të fqinjësisë së mirë ku arti e sporti bashkojnë, ku shtetet tejkalojnë veten, ku një partiturë mund të shuajë një konflikt dhe të prodhojë ide kulturalisht përbashkuese. Por, kjo duhet të ndodhë si pasojë e një racionaliteti e reciprociteti. Si pasojë e një respekti të ndërsjellët ku prindërit nuk kërcënojnë të vegjlit në djep me fjali të tipit “Sillu mirë se do i them shqiptarit!”.
Një popull i frustruar nga politika e tyre inatçore, qesharakë në arrogancën patetike ndaj nesh. Ende në akset e rrugëve të Serbisë shkruhen grafite armiqësore e neveritëse me germa kapitale: “VDEKJE SHQIPTARËVE”, “SHQIPTARI I MIRË-SHQIPTARI I VDEKUR” që psikopatë të ndryshëm shkaravisin në muret e inferioritetit të tyre. Në evente ndërkombëtare ku Serbia merr pjesë, dëgjohen sharje të ndyra nga paleta e pasur e sharjeve serbe.
Ftesa si kjo për Bregoviqin, vetëm sa ndihmon në larjen nga fajësia dhe nga brejtja e ndërgjegjes për vrasjet masive, përdhunimet dhe për të zhdukurit pa një varr.
Përçudnimi i ndërgjegjes tonë kombëtare, vitet e fundit legjitimon njëfarësoj një vetëposhtërimi kolektiv që nis nga ide minishengenase e sojit “Evropa nuk na do, por me ne është Peqini dhe Kavaja” (Viti i mbrapshtë – I. Kadare). E vërteta e Serbisë është Kosova dhe se është Serbia ajo që duhet të çlirohet nga Kosova, shkruan Kadare.
Por, Kosova vazhdon të jetojë nëpër cepat e errët të trurit të tyre. Punojnë dita-ditës për tërheqje e njohjeve të Kosovës me një diplomaci obeze dhe kanë ngritur një ministri vetëm për Kosovën. Politika e tyre ngjason me një pllakë gramafoni nga koha e grupit Bijelo Dugme. Pllakë e prishur që prodhon të njëjtët tinguj të çjerrë antishqiptarë vazhdimisht.
Kosova nuk mund të shihet nga ne si një çështje parciale, e ndarë nga viset e tjera shqiptare. Dikur një çështje e vagët, falë bashkëpunimit të shqiptarëve kudo në botë, vezulloi dhe tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve. Falë këtij vezullimi, fituam luftën shekullore.
Pyetja është, a do mundim të fitojmë luftën me veten?
Sot nuk duhet të humbasim paqen si shkak i mungesës së syçeltësisë së politikave të gabuara nga shteti amë.
Dua Lipa, Rita Ora, Ermonela Jaho, Ramë Lahaj apo këngëtarë të tjerë të mrekullueshëm shqiptarë, as mund të imagjinonin një ftesë për të kënduar shqip në Serbi. Prandaj, Bregoviq edhe për këtë arsye duhet refuzuar.
E këndshmja dhe e dobishmja – dulcei et utilei – nuk mund të gjejnë terren në këngët e asnjë albanofobi, të asnjë urrejtësi për cilindo komb mbi dhé.
Leksionet për të qenë mendjehapur e tolerant, kontemporan a brroçkulla të ngjashme, që vijnë këto ditë nga tipa OJQ-sh shoqërish të hapura, pacientë potencialë të Sindromës së Stokholmit, duhen refuzuar njësoj si refuzimi i ndotjes akustike që shkakton turboja e Goranit.
Ndoshta një ditë shqiptarët e Kosovës do të duhet të falin serbët pas një procesi të plotë të njohjes Kosovës dhe të gjenocidit të tmerrshëm. Ndoshta një ditë shqiptarët e Kosovës na falin edhe ne, shqiptarëve të vendit amë për lajthitjet hera-herës.
Kennedy thotë: “Fali armiqtë, por mos harro emrat e tyre”.
Ndoshta një prej tyre quhet Goran.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti