Dhjetëra vatra zjarri ende mbeten aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, kanë bërë të ditur se mbeten të fokusuar në shuarjen e zjarreve në juglindje të vendit, përkatësisht në rajonin e Pehçevës dhe atë të Dellçevës, ku gjendja me shpërthimin e zjarreve mbetet më kritike, pasi flakët e zjarrit për shkak të erës, u afrohen më shumë fshatrave në këto rajone.
Autoritetet qeveritare kanë bërë të ditur se gjatë të premtes, janë vendosur nën kontroll të plotë që të gjitha 22 zjarret, të cilat shpërthyen gjatë pasdites së djeshme, gjegjësisht natës mes së enjtes dhe të premtes dhe natës së kaluar, në qytetin e Shkupit, megjithëse nënvizojnë se vështirësi plotësuese në menaxhimin e zjarreve paraqesin lajmërimet e rreme për shfaqjen e zjarreve.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojaço Angellov, të premten ka theksuar se zjarret kanë shpërthyer si pasojë e shkëndisë së shkaktuar në telat që përçojnë rrymën.
Angellov thotë se tashmë një dëshmitar ka parë se si shkënditë e krijuara në telat e rrymës me të rënë përtokë, në barin e thatë, kanë shkaktuar zjarrin që ka kapluar pyjet në rajonin e Kumanovës.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojaço Angellov në një konferencë për media, të premten tha se “ekzistojnë disa dyshime të caktuara se bëhet fjalë për djegie të qëllimshme, pasi disa nga zjarret kanë shpërthyer përnjëherë. Ato do t’i hetojë Ministria e Punëve të Brendshme”.
Përderisa edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, ka theksuar se “pothuajse 80 për qind e zjarreve, janë shkaktuar nga faktori njeri”.
Autoritetet e dikasterit të Punëve të Brendshme, kanë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se i kanë shkaktuar zjarret që kanë përfshirë pyjet.
Emri Murati, ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit të Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se shpërthimi i zjarrit në kohë thatësirash, nuk paraqet dukuri të pazakontë, por sipas tij, problematike mbetet menaxhimi i shuarjes së zjarreve, pasi siç thotë ai, në organet e pushtetit vendor në pozita të cilat janë vendimtare për sigurinë e ambientit, e ku bën pjesë dhe menaxhimi i zjarreve, duhet të vendosen profesionistë.
“Vendimtare në menaxhimin e zjarreve, është reagimi në kohë dhe në mënyrë profesionale, e kjo mund të arrihet përmes angazhimit të ekipeve të renxherëve (ekipeve të specializuara për të vepruar në terren) të cilët gjatë tërë kohës do të patrullojnë në terren. Njerëzit të cilët pranohen në këto këshillat për menaxhim me kriza, ku bëjnë pjesë dhe zjarret, nuk janë adekuat për t’u përballur me këto sfida, këtu qëndron problemi”, thotë Murati, duke shtuar se të gjithë ata që shkaktojnë zjarre me qëllim apo pa dashje, duhet të përballen sa më parë me ligjin, në mënyrë transparente duke paraqitur mësim për të tjerët.
“Duhet të shqiptohen dënime maksimale. Një pakujdesi e vogël paraqet rrezik kaq të madh për të gjithë. Mos them se për gjysmë shekulli, këto pyje nuk mund të kthehen në gjendjen aktuale. Do të mbeten të zhveshura siç është tani mali i Kërçovës, e potencoj, se e kam përballur si banor i kësaj zone”, thotë Murati.
Ai nënvizon se miratimi i strategjive kombëtare për mbrojtjen e ambientit si dhe ligjeve për këtë çështje, pa krijimin e mekanizmave funksionalë për zbatimin e tyre, është e barabartë me zero, gjë që dëshmon dhe situata me shpërthimin e shumë zjarreve në tërë territorin e vendit.
“Si çdo qeveri edhe kjo përbërje miraton strategji për menaxhim me kriza, por zbatimi dhe vonesat në reagim ndaj krizave, janë fatale në këto momente”, thotë Murati.
Ndërkaq Aleksandar Pisarev, nga Forum-Qendra për Kërkime Strategjike, që ka realizuar hulumtime dhe për menaxhimin e krizave me zjarret, thotë për REL se Ndërmarrja Publike “Pyjet Nacionale”, e kanë obligim krijimin e brezave ndarës përmes hapjes së shtigjeve më të gjera, që në rast të shpërthimit të zjarreve këto shtigje do të paraqiteshin si hendek ndarës për ndalimin e përhapjes zjarreve.
“Krijimi i brezave mbrojtës në pyje, që nënkupton hapjen e shtigjeve të gjera me pastrimin nga drunjtë, është ajo që duket qartë se duhet angazhuar autoritetet përkatëse, këtu do të fokusoja ndërmarrjen publike ‘Pyjet Nacionale’, e cila është kompetente për këtë çështje, pasi me krijimin e këtyre shtigjeve, pamundësohet shpërndarja e flakëve nga një pjesë në pjesën tjetër të maleve”, thotë Aleksandar Pisarev, duke nënvizuar se kjo krizë e zjarreve, imponon nevojën për sigurimin e cisternave të vogla deri në 2 tonë litra ujë, të cilat vazhdimisht do të patrullojnë në terren, sepse siç thotë, “sa më shpejt reagohet aq më lehtë lokalizohen hapësirat e përfshira nga zjarri”.
“Nga hulumtimi që ka realizuar, ka dalë në pah problemi me mungesën e rojeve të pyjeve, që është pothuajse për tre herë më i vogël se sa numri i paraparë me ligj, për njësitë e caktuara të pyjeve”, thekson Pisarev.
Në Maqedoninë e Veriut me vendim të qeverisë, nga dita e djeshme është shpallur gjendje krize për 30 ditë. Ndërkohë që janë ndaluar të gjitha lëvizjet e qytetarëve në të gjitha zonat pyjore, me atë që çdo qytetarë që do të shkelë këtë vendim do të gjobitet nga 1 mijë e 500 deri në 2 mijë euro./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj