LAJMI I FUNDIT:

Kastrati ironizoi me “raketën” e deputetit Kokaj, ky i përgjigjet me poezi e thënie

Kastrati ironizoi me “raketën” e deputetit Kokaj, ky i përgjigjet me poezi e thënie

Në seancën e kaluar, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ironizoi me deputetin e Vetëvendosjes, Jahja Koka, duke thënë se është prekur shumë që kryeministri Albin Kurti nuk e ka përfshirë në raportin 100 ditësh të punës raketën e deputetit Kokaj.

“…pasi dëgjova këtë raportin volumoz të kryeministrit kisha përshtypjen se po flet një kryeministër i një shteti me shtatë koka bërthamore, apo dhjetë që i ka.

Ama u preka shumë se nuk e futi arritjen kulminante të tre mujorin të parë. Pasi ishin ato statistikat, 5 milionë, 20 milionë, 30 milionë, por se futi këtë raketën e Jahja Kokës. Pasi veç me hyp në raketë dhe për tre muaj ky eci përpjetë. Ama më erdh edhe me qajtë pak, qysh s’ka lind ky njeri para dy shekujve, para Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit me rehatu këtë vend. Kjo është e dhimbshme”, ishte shprehur Kastrati.


E deputeti Kokaj që nuk ishte i pranishëm seancën e kaluar, në këtë seancë iu kundërpërgjigj Kastratit me poezi e thënie.

Madje Kokaj tha se Kastrati po të kishte të kryer vetëm shkollën fillore do të kuptonte çka është shpejtësia parakozmike.

“Një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive që kishe vendosur në tula të kraharorit të tij tallej e lazdrohej me disa metafora duke lakuar edhe emrin tim”, tha Kokaj.

“Puna e defit dhe tupanit kanë zhurmë të madhe por brendësi boshe”, tha deputeti i LVV-së, i cili lexoi poezi e thënie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori